Titulli origjinal: NË ÇAIR NUK KA VËZHGUES: Deri më tani nuk janë vërejtur vëzhgues të OSBE-së dhe organizatave joqeveritare
Teksti, jo më i gjatë se titulli, pohon se deri te redaksia e Infomax, kanë arritur informacione se në vendet zgjedhore në Çair nuk ka përfaqësues të misioneve vëzhguese ndërkombëtare.
Teksti i përbërë prej disa reshtave, nuk ka autor, nuk ka dëshmi, as identitet të përfaqësuesit të partisë politike, biles as nuk shkruan se për cilën parti politike bëhet fjalë. Pohon se deri në redaksi janë lajmëruar se në vendvotimet në Çair nuk ka përfaqësues ndërkombëtar, gjë që nuk është aspak e vërtet. Ekipi i F2N2 do të numërojë vetëm disa argumente për këtë:
Përfaqësuesit ndërkombëtar i vizitojnë vendet zgjedhore, gjegjësisht, nuk qëndrojnë tërë ditën në vendvotime.
Një raportim të këtillë nuk ka patur në asnjë nga linjat telefonike që ishin në dispozicion në ditën e zgjedhjeve, që të paraqiten parregullsi zgjedhore, qoftë deri te misionet vëzhguese vendase apo ato të huaja. As te Avokati i Popullit.
Vëzhguesit vendas punojnë sipas metodologjisë që paraqet mbulim të vendeve zgjedhore në përputhje me mostrën, ndërsa Çairi si një nga komunat më të mëdha ka patur numër të madh të vendvotimeve.
Edhe sikur mos të kishte patur përfaqësues ndërkombëtar në atë vend zgjedhor, kjo nuk paraqet pengesë për ditën e votimit. Në vendet zgjedhore ka përfaqësues të partive politike, këshille zgjedhore të cilët do të kishin reaguar nëse do të kishte patur çdo lloj parregullsie.
Përse partia në mënyrë anonime do të raportonte te ky medium, e jo vet të kumtojë një gjë të këtillë në konferencë për shtyp?
Sipas kësaj, ky është një lajm i rrejshëm.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT