Partnerët tanë, Vlerat Evropiane, kanë publikuar edicionin e muajit prill të buletinit mujor BalkansWatch Briefing. Tema e këtij edicioni është përhapja e dezinformatave në të njëjtën kohë me përhapjen e KOVID-19. Këto dezinformata kanë për qëllim të lënë pas dore ndihmën dhe mbështetjen e BE-së dhe SHBA, dhe në kurriz të kësaj i paraqesin Rusinë dhe Kinën si shembuj të ndritshëm të udhëheqjes globale. Ky edicion përqendrohet në mënyrë të veçantë në përpjekjet e vazhdueshme të Moskës dhe të Pekinit për të minuar unitetin transatlantik në momentet kur është më e nevojshme.

 

Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) njoftoi se “një fushatë serioze dezinformuese po zhvillohet nga mediat shtetërore ruse dhe mediat pro-ruse në lidhje me KOVID-19”. Ballkani Perëndimor nuk përjashtohet nga kjo “infodemi”. Këto media e paraqesin BE-në si të paaftë dhe egoiste, NATO-n si të pafuqishme, dhe Rusinë dhe Kinën si shpëtimtarë vullnetarë.

 

Në këtë vegëz mund të regjistroheni për buletinin mujor.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.