Njerëzit e mbivlerësojnë dijeninë e tyre, në momente pretendojnë se kanë dijeni për koncepte, evente dhe njerëz të cilët nuk ekzistojnë dhe nuk mund të jenë të njofshëm. Hulumtimet e rreja tregojnë se sa më shumë që njerëzit mendojnë se kanë diturë për ndonjë temë në përgjithësi, aq më shumë ka gjasa që ata të pretendojnë se dinë informata tërësisht imagjinare dhe fakte të rreme, fenomen i njohur si „pretendim  i rremë“. Zbulimet janë publikuar në Psychological Science  në qershor të vitit 2015, revistë e Shoqatës për psikologji.

Për të zbuluar pse njerëzit japin pretendime të rreme, Atir dhe kolegët Dejvid Daning nga Univerziteti Kornel dhe Emili Rozencvajg nga Univerziteti Tulan krijuan një sërë eksperimentesh me të cilat kanë testuar diturinë e njerëzve të cilën ata mendojnë se posedojnë, duke krahasuar me diturinë e tyre në të vërtetë.

Në një grup eksperimentesh, hulumtuesit kanë testuar vallë individët të cilët kanë konsideruar veten si ekpsertë për financa personale, ka pasur më shumë gjasa të pretendojnë se kanë njohuri për termine të rreme financiare. Nga njëqind pjesëmarrës është kërkuar të vlerësojnë njohuritë e tyre të përgjithshme për financa personale, si dhe njohurinë e tyre për 15 termine specifike financiare. Shumë nga terminet në listë ka qënë reale (për shembull, llogari individuale pensioni, inflacion, kapital vendas), por hulumtuesit gjithashtu kanë përfshirë tre termine imagjinare (aksione të mëhershme të kaluara, zvogëlim i kamatës fikse, kredi vjetore).

Siç është pritur, njerëzit të cilët kanë konsideruar veten e tyre si magjistarë financiar, kanë pasur afinitet për të pretenduar se i njohin terminet e rreme. „Sa më shumë njerëzit besojnë se kanë njohuri për financa në përgjithësi, aq më shumë ka gjasa që të pretendojnë se i njohin dhe terminet financiare fiktive“, thotë Atir. „Skema e njëjtë është shfaqur dhe në domene të tjera, përshirë dhe biologjinë, literaturën, filozofinë dhe gjeografinë. Për shembull, shpjegon Atir, „vlerësimi i njerëzve për atë se sa dijnë për një termin të caktuar biologjik do të nvaret pjesërisht nga ajo sa mendojnë se e njohin biologjinë në përgjithësi“.

„Hulumtimi ynë tregon se detyra e lehtë për të vlerësuar diturinë mund të mos jetë edhe aq e thjeshtë, sidomos për persona të cilët, para së gjithash, besojnë se kanë relativisht nivel të lartë të njohurive“, thotë psikologu Stav Atir nga univerziteti Kornel, autori i parë i studimit.

Në eksperiment tjetër, hulumtuesit kanë paralajmëruar 49 pjesëmarrës se disa termine në listë do të jenë imagjinare. Madje edhe pas paralajmërimi, ekspertët e vetëshpalluar me vetëbesim kanë pretenduar se i njohin terminet e rreme, siç janë „meta-toksinet“ dhe „bio-seksuale“.

Për tu vërtetuar se pretendimi i rremë është nxitur nga njohuria që njerëzit mendojnë se posedojnë, ekipi hulumtues ka manipuluar me percepcionin për njohurinë e pjesëmarrësve nëpërmjet kuizit të gjeografisë. Pjesëmarrësve u është dhënë detyrë me zgjedhje të rastësishme, ose të përmbushin kuiz të lehtë për qytetet e mëdha amerikane, ose kuiz të rëndë për vende mjaft të panjohura ose të mos përmbushin asnjërin nga kuizet e dhëna. Ata pjesëmarrës të cilët kanë përmbushur kuizin e lehtë janë ndjerë si ekspertë dhe kanë deklaruar se posedojnë më shumë njohuri për gjeografinë për dallim nka pjesëmarrësit në dy grupet e tjera.

Pastaj, pjesëmarrësit kanë vlerësuar njohuritë e veta në disa qytete të vërteta dhe disa qytete tërësisht të imagjinuara në SHBA.

Në të gjithë tre rastet, njerëzit kanë njohur lokacionet e vërteta, siç janë Filadelfija dhe Qendra tregëtare nacionale. Ironikisht, ata njerëz që kanë zgjedhur kuizin e lehtë dhe kanë ardhur në përfundim se kanë më shumë njohuri për gjeografinë e SHBA-ve, kanë pasur afinitet për të pretenduar se i njohin edhe lokacionet joekzistuese, siç kanë qënë Kashmir, Oregon, për dallim nga dy grupet e tjera.

Ekipi hulumtues paralajmëron se tendenca për pretendim të rremë, sidomos tek ata të cilët e konsiderojnë veten për ekspertë, mundet në fakt të inkurajojë individët të edukohen pikërisht në këto fusha për të cilat vlerësojnë se kanë njohuri, që sjell deri në arritje potenciale katastrofale. Për shembull, panjohuritë ose mospranimi i mungesës së njohurive në fushën e financave ose mjeksisë mundet lehtë të sjellë deri në vendimi të painformuara me pasoja të rënda për individët. „Vazhdojmë të hulumtojmë kur dhe pse njohuria e jashtmase të cilën e shprehin individët mund të tregohet si e rëndësishme në luftën kundër kërcënimit më të madh, që nuk është padituria, por iluzioni për dijeni“, përfundon ekipi hulumtues.

 

Meral Musli Tajroska

 

Burim: https://www.psychologicalscience.org/news/releases/self-proclaimed-experts-more-vulnerable-to-the-illusion-of-knowledge.html

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.