Bota ende po përballet me raste të reja të pazgjidhura të viktimave të armëve kimike dhe të gjitha gjetjet dhe hetimet për këto raste japin kahje drejt Rusisë. Edhe pas luftës shekullore për një botë pa armë kimike, duket sikur Rusia nuk po heq dorë nga hulumtimi dhe zhvillimi i agjensëve nervorë kimikë, pavarësisht se është nënshkruese e Konventës së Armëve Kimike dhe anëtare e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Përpjekjet historike për të arritur çarmatim kimik që kanë filluar prej më shumë se një shekulli më parë, kanë arritur kulmin me arritjen e Konventës së Armëve Kimike. Konventa hyri në fuqi në prill të vitit 1997 dhe në Preambulën e saj parashikon "përjashtimin e plotë të mundësisë së përdorimit të armëve kimike".Shtetet-anëtare të Konventës e kanë themeluar Organizatën për ndalimin e armëve kimike (OPCW) në mënyrë që të arrihen qëllimet e Konvetës. OPCW me 193 shtetet e saj anëtare punon në drejtim që armët kimike përgjithmonë të përjashtohen nga përdorimi.Mbi 97% e të gjitha rezervave të armëve kimike të deklaruara nga shtetet janë shkatërruar, sipas një inspektimi të kryer nga OPCW. Në vitin 2013, OPCW mori Çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e gjëra për eliminimin e armëve kimike. Rusia ka program të fshehtë me të cilën vazhdon të hulumtojë dhe të zhvillojë armë kimike Pavarësisht pretendimeve se ka shkatërruar rezervat e saj, Rusia vazhdon të hulumtojë dhe zhvillojë armën kimike noviçok, e cila është një agjens nervor. Një hetim një vjeçar nga Bellingcat dhe partnerët e saj Insider dhe Der Spiegel, me kontributin nga Radio Evropa e Lirë / Radio Liria, zbulon se shkencëtarët ushtarakë të përfshirë në programin e armëve kimike u vendosën në disa subjekte kërkimore dhe kanë vazhduar të bashkëpunojnë mes tyre fshehurasi, në një program të disperzuar për hulumtim dhe zhvillim.Dhe kështu, që nga viti 2010, me ndihmën e hulumtimeve të Qendrës Shkencore Signal, Instituti shtetëror për mjekësi ushtarake eksperimentale pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Shën Petersburg e morri rolin udhëheqës në hulumtimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm dhe transformimin e programit noviçok nga periudha e Bashkimit Sovjetik në armë.Gjëja kyçe për hulumtuesit është koordinimi ndërmjet këtyre dy instituteve dhe një nën-njësie të fshehtë të njësisë ushtarak 29155 të intelegjencës ushtarake ruse, GRU. Kjo njësi ishte e lidhur më parë me përpjekjet e helmimit të Emilijan Gebrev në Bullgari në vitin 2015, si dhe të Sergej dhe Julija Skripal në Britani të Madhe në vitin 2018. Instituti shtetëror i mjekësisë ushtarake eksperimentale, Sergej Çepur dhe njësia 29155 Instituti për mjekësi eksperimentare i Ministrisë së mbrojtjes, është një njësi e fshehtë për hulumtime ushtarake e vendosur në afërsi të Shën Petersburg.Instituti udhëhiqet nga Sergej Çepur, një mjek ushtarak 50-vjeçar dhe ekspert i toksikologjisë ekstreme, me një interes të veçantë për efektet që prodhojnë toksinat organofosfatetrupin e njeriut.Hetimi ka gjetur numrin e telefonit të Çepurov në regjistrat e komunikimit telefonik të komandantit të njësisë 29155, gjeneral-major Andrej Averijanov. Numri i Çepurov vazhdimisht është shfaqur në regjistrat telefonikë të anëtarëve të tjerë të ekipit të cilët janë të dyshuarit kryesorë për helmimet në Bullgari dhe Britani të Madhe. Regjistrat kanë treguar se ai kishte një komunikim të vazhdueshëm me të paktën katër anëtarë të ekipit, si dhe se ai vizitoi selinë e GRU gjatë takimeve përgatitore në prag të operacionit në Salisbury në vitin 2018.Artur Hirov, Andrej Antohin dhe Viktor Tarançenko nga Qendra Shkencore Signal ishin gjithashtu në atë komunikim. Në vitin 2010, Hirov themeloi një qendër të re për hulumtime shkencore të ngritur me dekret presidencial, të quajtur gjenerikisht si Qendra Shkecore Signal, dhe solli ish kolegët e tij Andrej Antohin dhe Viktor Tarançenko nga Qendra e 27të Shkencore (institut ushtarak që kishte një rol mbështetës në zhvillimin dhe testimin e agjensëve nervorë)Ata ishin të specializuar për kërkime të inhibues të kolinesterazës, një klasë e gjerë që përfshin noviçok dhe agjens të tjerë të fuqishëm nervorë. Nga ana tjetër Artur Hirov, i specializuar në kërkimin e nano-kapsulimit - një teknikë inovative me të cilën mund të arrihen tre efekte që do të përmirësonin efikasitetin dhe lehtësinë e aplikimit të helmit. Edhe atë vonesë të fillimit të helmit për disa orë (gjë që mund të jetë e dëshirueshme në operacione të fshehta), përmirësim i shpejtësisë së absorbimit (thithjes) përmes lëkurës dhe sigurimine mundësisë për maskim në prani të përbërësve aktivë të noviçok (përmes pranisë dërrmuese të një toksine tjetër në trupin e viktimës që shërben si kurth). Gjegjësisht, edhe në rastet e helmimit të Emilijan Gebrev në vitin 2015, edhe në rastin e Navallni, në gjak është zbuluar prania e helmeve të tjera edhe shumë më pak të rrezikshme se Noviçok.Korrelacioni midis thirrjeve ndërmjet Qendrës Shkencore Signal dhe anëtarëve të Njësisë 29155, si dhe vizitës së Çepur në një nga adresat e Signal më 31 janar të vitit 2018, pas së cilës ai ka vazhduar në selinë e GRU, sugjerojnë që kontaktet midis Çepur dhe Signal ka të ngjarë të jenë të lidhur me planifikimin e operacionit në Salisbury, thuhet në hetimin e Bellingcat. Përpjekje për të helmuar tregtarin bullgar të armëve Emilijan Gebrev në vitin 2015 Për rastin e helmimit të tregtarit të armëve Emilijan Gebrev në vitin 2015, në shkurt të viti 2020 prokuroria në Bullgari ngriti padi penale kundër tre shtetasve rusë - Sergej Pavlov, Sergej Fedotov dhe Georgij Gorshkov.Në janar të vitit 2020, Bullgaria dëboi dy diplomatë rusë që besohet të jenë të përfshirë në këtë ngjarje. Autoritetet bullgare besojnë se Gebrev, një tregtar armësh, djali i tij Hristo Gebrev dhe menaxheri i kompanisë, Valentin Takçiev, ishin viktima të "helmimit me një substancë organike fosforike të paidentifikuar". Të tre i mbijetuan sulmeve.I pyetur nëse e dinte se pse mund të ishte shënjestër e GRU, Gebret u përgjigj se kishte dy arsye hipotetike. Njëra ishte eksportimi i pajisjeve të specializuara për mbrojtje në Ukrainë, gjë të cilën siç ka thënë ai, e ka zbatuar në mënyrë rigoroze në përputhje me rregulloret bullgare dhe evropiane. Një hipotezë tjetër është interesi i mundshëm i Rusisë për fabrikë për prodhim armësh të cilën ai e posedonte, e cila konsiderohet të ketë një rëndësi strategjike për Bullgarinë dhe NATO-n.Sergej Fedotov u identifikua nga Bellingcat në shkurt të vitit 2019, si person i përfshirë eventualisht edhe në helmimin e Skripalovëve. Helmimi i Sergej dhe Julija Skripal në Salisbury, Britani e Madhe, në vitin 2018 Më 4 mars të vitit 2018, Sergej dhe Julija Skripal u helmuan në Salisbury me një agjens nervor ushtarak të llojit noviçok, i zhvilluar në Rusi.Ambasadori britanik në Rusi informoi komunitetin diplomatik mbi përgjigjen e qeverisë së Britanisë së Madhe në raportin e OPCW mbi kimikatin e përdorur në sulmin në Salisbury.Raporti i OPCW konfirmoi se kimikati ishte me pastërti të lartë, me "mungesë pothuajse të plotë të papastërtive". Kjo tregon prodhim cilësor, në një mjedis të kontrolluar shkencor, dhe është në përputhje me qëndrimin e Britanisë së Madhe që substanca e përdorur në sulm është një agjens nervor i tipit noviçok i cili mund të prodhohet vetëm nga shtetet.Vlerësimi i Britanisë së Madhe se vetëm Rusia kishte mjete, përvojë operative dhe motiv për të kryer sulmin mbështetet nga sa vijon:
  • Gjatë 10 viteve të fundit, Rusia ka kryer një program kërkimor për testim të mënyrave të përdorimit të armëve kimike për atentate dhe stërvitje të anëtarëve të njësive speciale për pëdorim të këtyre armëve;

  • Gjatë dekadës së kaluar, Rusia ka prodhuar dhe ruajtur sasi të vogla të noviçok në kuadër të të njejtit Kjo mbështet deklaratat publike të ish-shkencëtarëve sovjetikë të cilët konfirmuan se programi Noviçok ekzistonte në vitet 1980 dhe vazhdoi të zbatohej nga Federata Ruse;

  • Gjatë viteve të fundit, shërbimet e inteligjencës ruse kanë ruajtur interesin e tyre të gjatë për Skripalovët. Sergej Skripal u arrestua nën dyshimin e tradhtisë në Rusi në vitin 2004 dhe u dënua me 13 vjet burg. Ai u amnistua në vitin 2010 dhe u transferua në Britani të Madhe. Që nga viti 2013, e-posta e Julija Skripal ka qenë në shënjestër nga specialistët e kibernetikës së

 Përpjekje për helmim të Aleksej Navallni në vitin 2020 Viktima e fundit e helmimit është opozitari më i shquar rus për të cilin ka shkruar ekipi F2N2, Aleksej Navallni, i cili me 20 gusht ka fluturuar me aeroplon për në Moskë, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Omsk për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Mjekët rusë e trajtuan Navallni afërsisht dy ditë para se të transferohej në Berlin.Spitali Sharita në Berlin deklaron se ekipi i mjekëve që kanë ekzaminuar 44-vjeçarin kanë zbuluar prani të "inhibuesve të kolinesterazës " në sistemin e tij. Sipas tyre, për momentin, substanca specifike nuk dihej ende. Gazrat nervorë dhe të ashtuquajturat grupi i kemikaleve Noviçok janë gjithashtu inhibues të kolinesterazës.Veçmë më 2 shtator, qeveria gjermane njoftoi se Navallni ishte helmuar me të njëjtin lloj agjensi nervor të kohës së Bashkimit Sovjetik, i cili është përdorur edhe në sulmin ndaj një ish-spiuni rus në vitin 2018. Kancelarja Merkel e quajti helmimin e Navallni tentativë për vrasje, për të heshtur një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Rus Vladimir Putin. Sipas Merkel, ka shumë pyetje serioze që vetëm qeveria ruse mund dhe duhet t'u përgjigjet.Qeveria gjermane deklaroi se testimi në laboratorin ushtarak gjerman padyshim tregoi praninë e një agjensi nervor nga grupi Noviçok.Britania e Madhe dhe Italia gjithashtu i kanë bërë thirrje Rusisë për të shpjeguar atë që ka ndodhur, ndërsa Kryeministri britanik Boris Johnson e quajti përdorimin e armëve kimike "marrëzi". Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA, Xhon Uljot, dënoi incidentin. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se çdo përdorim i armëve kimike është "shkelje e të drejtës ndërkombëtare".Më 15 tetor, BE vendosi sanksione ndaj gjashtë personave dhe një subjekti që besonte se ishin të përfshirë në helmimin e Navallni. Personat e sanksionuar janë ndër zyrtarët më të lartë të Rusisë, përfshirë shefin e shërbimeve të inteligjencës vendase. U sanksionua gjithashtu edhe Instituti Shtetëror i Kërkimit Shkencor për Kimi dhe Teknologji Organike, i cili ishte përgjegjës për shkatërrimin e rezervave të armëve kimike nga koha e Bashkimit Sovjetik.Masat përfshijnë ndalesë për udhëtim në vendet e BE dhe ngrirje të fondeve të individëve të emëruar dhe Institutit. Përveç kësaj, shtetasve dhe subjekteve të BE-së nuk u lejohet të transferojnë fonde për të sanksionuarit. Dënimet janë të ngjashme me ato të vendosura pas helmimit të Skripalovëve.Vendimi u miratua pas takimit të ministrave për punë të jashtme të BE-së dhe nëntë ditë pasi OPCW konfirmoi se substanca e përdorur për të helmuar Navallni ishte Noviçok, një agjens nervor nga koha e Bashkimit Sovjetik.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.