Titulli origjinal: KY ILAÇ ËSHTË I DËSHMUAR KUNDËR VIRUSIT KORONA : Zbulimi i Agjencisë Ruse për biomedicinë (ОВОЈ ЛЕК ДОКАЖАНО ГО УБИВА КОРОНАВИРУСОТ: Откритие на Руската биомедицинска агенција)
Më 14 Prill, portali Ulica.mk publikoi një tekst ku informonte se Agjencia ruse për biomedicinë kishte zbuluar një ilaç kundër Coronavirus bazuar në medikamentin Mefloquine, i cili përdoret për trajtimin e malaries.
Para së gjithash, vlen të përmendet se ky është lajm i ricikluar që azhurnohet herë pas here. Ekipi jonë tashmë ka shkruar për këtë “zbulim“, duke theksuar se ende nuk ka shërim për vurusin Korona.
Shkencëtarët botërorë në Organizatën botërore të shëndetit (OBSH) janë ende duke punuar për të gjetur një ilaç për trajtimin e kësaj sëmundje.
Vlen të përmendet se paralelisht me përpjekje të tilla ende eksperimentale, po punohet për të gjetur një vaksinë që do të mundësojë imunizimin e popullatës.
Në ekipin e OBSH-së nuk ka asnjë mjek rus. Shumica janë amerikanë, italianë dhe kinezë. Kjo është një arsye e mundshme për këmbënguljen e autoriteteve ruse për të dalë me një zgjidhje sa më shpejtë, para OBSH-së, por kjo nuk do të thotë se ata me të vërtetë kanë zbuluar ilaçin.
Ne jemi dëshmitarë që me shpalljen e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, shumë portale vendase publikojnë lajme në të cilat pretendohet se Rusia tashmë e ka zbuluar ilaçin. Këto janë pretendime shumë të papërgjegjshme që japin përshtypjen e gabuar në opinion për rrezikun e këtij virusi. Një përshtypje që gjithashtu mund të kontribuojë në një përhapje edhe më të madhe të infeksionit.
Organizata Botërore e Shëndetit ka tërhequr vërejtjen që të mos shpejtohet me përdorimin e barnave që ende nuk janë treguar të jenë efektive, derisa të gjendet ilaçi i duhur.
Prandaj, qytetarët duhet të kontrollojnë me kujdes informacionin në lidhje me pandeminë dhe të formojnë mendimin e tyre bazuar në burime të besueshme dhe të verifikuara.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT