PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: PUTINI NUK JEP MAQEDONINË: Porositi se Rusia fillon të zhvillojë planin „B4“ për formimin e Aleancës Ballkanase!

 

Më datë 11.06.2020 portali Мkdpress.site publikoi tekst me titull „PUTINI NUK JEP MAQEDONINË: Porositi se Rusia fillon me zhvillimin e planit „Б4“ për formimin e Aleancës Ballkanike!“ Në tekst theksohet se presidenti i Federatës Ruse gjoja se fuqishëm angazhohet për formimin e të ashtuquajturës „Katërshja Ballkanike“, përndryshe për aleancë të shteve ushtarako neutrale të Ballkanit në të cilën do të mernin pjesë Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Pjesa tjetër e artikullit fokusohet në Malin e Zi, sidomos në pjesën e përçarjes shoqërore në Mal të Zi sa i përket antarësimit në NATO, gjoja se hyrjen me forcë të Malit të Zi në NATO dhe ndikimin e NATOs, ku rolin kryesor luajnë SHBA-të, në shtetet ballkanike.Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Fillimisht, bëhet fjalë për “lajm“ të vjetër rreth 3 vite e gjysëm, kurse burimi origjinal i këtij lajmi është Informer.rs i cili e ka publikuar më 28.12.2016 me titull „Putin ne da SRBIJU, BiH, CRNU GORU i MAKEDONIJU: Ovo su detalji ruskog B4 plana za Balkan“.  Fjalët „PUTINI NUK JEP MAQEDONINË“ janë ndërmarrë nga portali serb Informer.rs, në faqen kryesore të së cilës është cituar dhe deklarata e Sergej Zheleznjak i cili thotë: Malin e Zi me forcë e tërheqin në NATO, kjo mund të shkaktojë konflikte në rajon“, është gjithashtu botim i vjetër.

Përkatësisht bëhet fjalë për narracionin e njëjtë që vjen nga Moska zyrtare, i cili zhvillohet në periudhë kur të dy vendet bëhen antare të NATO-s. Në intervistë për televizionin grek ERT, më datë 08.05.2019, ambasadori rus në Greqi, Andrej Maslov deklaroi se „integrimi me forcë i Maqedonisë së Veriut në NATO, nuk do të kontribojë për sigurinë dhe stabilizimin e situatës në Ballkan.“Ekipi i F2N2 veçmë ka shkruar në këtë temë.


Përderisa krahasohen dy artikujt do të haset se përmbajtja e artikullit të publikuar në www.informer.rs është thuajse identike me atë në artikullin e publikuar në https://mkdpress.site, me vetëm një dallim: përmbajtja e tekstit të publikuar në portalin maqedonas MDK Press është shkurtuar dhe modifikuar me qëllim që të ketë të bëjë vetëm me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu, çdo pjesë ku flitet vetëm për Republikën e Serbisë në verzionin serb, nuk ekziston në verzionin maqedonas, përndryshe qëllimisht është fshirë. Thënë shkurt: autori i artikullit lëndë tenton të shfrytëzojë lajm të vjetër 3 vite e gjysëm dhe të njëjtin ta reaktualizojë si të rri.

Në vazhdim të tekstit theksohet se gjoja “Putini nuk jep Maqedoninë e Veriut/Serbinë.“ Por, kjo deklaratë nuk është dhënë nga zoti Putin, por nga ana e zotit Sergej Zheleznjak. Gjithësesi, bëhet fjalë për propagandë ruse e plasuar nga person që kryen funksione të larta publike (deputet në Dumën ruse dhe zëvendës sekretar në këshillin gjeneral të Rusisë së Vetme) si dhe bashkëpuntor i afërt i presidentit rus Vladimir Putin.

Sa i përket validitetit të qëndrimeve në tekstin e artikullit lëndë, është e nevojshme të njëjtin ta analizojmë nga pikëpamja e tashme. Sot, Mali i Zi (2017) dhe Republika e Maqedonisë së Veriut (2020) veçmë janë antare të barabarta në NATO Aleancën. Antarësimi në NATO nuk rezultoi me asnjëfarë konfliktesh në asnjë nga këto dy shtete, kështu teza e zotit Sergej Zheleznjak është manipulative dhe e pavërtetë. Përkundrazi, shumica e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Mal të Zi janë pro sigurisë dhe stabilitetit të cilat antarësimi në NATO i siguron.Nga ana tjetër, inciativa e lartëpërmendur B4 e Sergej Zheleznjak, e cila do të duhej të paraqesë ndonjëfarë alternative për antarësimin në NATO Aleancë dhe në Bashkimin Europian, është pa ndonjëfarë implementimi praktit. Pa dallim të asaj që në vitin 2016 u nënshkruan 16 deklarata dhe memorandume sa i përket planit B4 nga ana e 10 partive politike në 4 shtetet e përmendura, nuk u ndërmorrën asnjëfarë aktivitetesh në lidhje me këtë iniciativë, e asqë ka qënë kjo ide ndonjëherë në nivel të liderëve të shteteve. Nga ana tjetër, dokumentet janë nënshkruar në kohë kur as Mali i Zi e as Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë qënë pjesë e NATO aleancës. Situata sot ka ndryshuar në mënyrë drastike, kurse kjo iniciativë pro ruse është mision i pamundur.

Sot veçmë punohet për krijimin e zonës ekonomike ballkanike, përndryshe formimin e një tregu në teritorin e Ballkanit Perëndimor, që është edhe një dëshmi për dominimin e rymave progresive pro-euroatlantike në teritorin e Ballkanit.

Në fakt dhe vetë ideja për aleancë të shteteve ushtarako neutrale është hutuese, sidomos duke marrë parasysh se sugjeruesi, Federata Ruse, ka shitur dhe dhuruar sasi të madhe armësh dhe pajisjesh për Republikën e Serbisë. Nga ana tjetër, habit fakti që Serbia si vend ushtarako neutral shum shpejtë po armatoset nga Rusia, duke blerë sistemin raketor-artilerik „Pancir С1“ për mbrojtje arjore, helikopterë,  tanqe,  aeroplanë ushtarakë, automjete, etj.

Për shkak të gjithë kësaj mund lirisht të konstatohet se verizoni lëndë maqedonas i cili tenton të reaktualizojë lajm të vjetër 3 vite e gjysëm është tentim për manipulim të lexuesve dhe përhapje të propagandës ruse në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo që qytetarët duhet të dinë është se plani/iniciativa B4 është vetëm iniciatëvë e pakuptimtë – ëndër ruse e parealizuar.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.