Manipulimi me informatat është trend i cili ka qenë aktiv çdoherë. Momentalisht paraqitet si problem i theksuar global për atë se:

  • Krijimi i thjeshtë dhe i shpejtë i mediumeve online

  • Interneti si rrjet global

Internti si rrjet global është posaçërisht i rëndësishëm, sepse mundëson lehtësim shtesë dhe përhapje të trendit në mediat sociale.

Revolucioni digjital dhe rrjeti i gjerë i internetit në dy dekadat e kaluara e përshpejtoi zhvillimin e mediave sociale, duke i ndryshuar njëkohësisht edhe zakonet e publikut. Mediat sociale u bënë mjeti kryesor në pikpamje të aspektit social në bashkësi, në fakt ata u bënë pjesë e jetës së njeriut. Rrënjët u paraqitën me Myspace në vitin 2003, prej ku vazhdoi edhe Facebook, Twitter, Instagram…

Të gjitha këto rrjete kanë shumë ndjekës, një pjesë prej tyre aktiv, një pjesë pasiv. Facebook akoma është bindshëm rrjeti social më i populluar me më shumë se 2 miliard shfrytëzues rreth botës. Në treshen e parë janë Instagram dhe Twitter.

Rrjetet sociale përdoren si burim i informatave. Amerikanët ë atë drejtim i parakalojnë Evropianët, tregon raporti që e përpunoi Instituti Rojters i Universitetit të Oksfordit, për vitin 2016. Raporti i hulumton konsumatorët e lajmeve digjitale në 26 vende, duke përfshirë edhe SHBA dhe Britaninë e Madhe. Rezultatet nga ky raport tregojnë se botuesit në mbarë botën po përballen me prishje të rënda ndaj modeleve të biznisit, si rezultat i platformave sociale.

Rrjetet sociale u bënë aq të fuqishme, që sollën tek ajo që një pjesë e madhe e organizatave  gazetareske ta pranojnë këtë si trend të tyre të funksionimit. Rritja dramatike e rrjeteve sociale shkaktoi që gazetaria qytetare të ndryshojë. Dukej se ndodhën disa trende të ndryshimeve në disa shoqëri për të cilat besohet se janë si rezultat i revolucionit të Facebook-ut ose Twitter-it.  Fija e optimizmit së shpejti  u zëvendësua me dëshpërim. Afera Snouden në 2013 tregoi se shtetet gjithsesi nuk janë dorëzuar nga kontrolli i fuqishëm ndaj shoqërisë.

Vitet në vijim treguan se zhvillimi i platformave digjitale, kontribuoi për rritjen e rrezikut nga manipulimi i informatave përmes:

  • Ekspozimt të tepërt të informatave që kontribuan në zvogëlimin e koncentrimit dhe aftësisë për analizë të kujdesshme gjatë përpunimit të informatave (shumë informata psikologjikisht janë të dëmshme për procedurat e marrjes së vendimeve)

  • Rritja e vektorëve që kontribuojnë në përhapjen e dezinformatave

  • Segmentim i saktë i popullatës që sjell te targetimi i saktë

  • Klikimet janë të shpejta dhe të lira

  • Menyrë e thjeshtë dhe e shpejtë e krijimit të web faqeve të cilat në sipërfaqe duken profesionale

  • Përhapje e lehtë e të dhënave përmes linjës horizontale të cilën e krijojnë mediat sociale, pa iu nënshtruar mbikqyrjes nga një organ redaktues

  • Interneti është medium global i cili nuk ka kufi, gjë që e vështirëson rregulimin e tij sipas ligjit, e cila e lehtëson përhapjen e shpejtë të dezinformatave tek shoqëria

  • Përparimi teknik në mënyrë shtesë e lehtëson përpunimin e fotografive, videove dhe përmbajtje audio të cilat mund të jenë të rreme, më saktësisht montazh

Era digjitale në të cilën jetojmë, vetëm e lehtësoi krijimin dhe përhapjen e dezinformatave.

Pa përgjegjësi, manipulimi me informata është shumë i thjeshtë. Sot është tepër e  lehtë të krijosh medium. Mjafton vetëm të kesh web faqe. Dhe ashtu, të gjithë mund të bëhen punëtorë mediash, pa i respektuar parimet dhe standardet e punës.  Kjo kontribuoi tek mosbesimi ndaj mediave të cilat punojnë në mënyrë profesionale, gjë që përsëri është në favor të mediave të rreme.

Manipulimi me informatat na bën të pambrojtur, kurse kreatorët të fuqishëm. Në këtë mënyrë, publiku bëhet pre që lehtë mund të pushtohet.

 

Violeta Ristoska Chadikovska

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.