Me siguri javët e fundit e keni vërejtur se si News Feed-i juaj në Facebook është i stërmbushur me fotografi nga e ardhmja, të cilat ju mundësojnë të keni idenë se si do të duken shokët tuaj në vitet e tyre të penzionimit. Aplikacioni Face App, i cili duke përdorur inteligjencë artificiale i përpunon fotografitë, në pamje të parë duket interesante dhe ngjitëse. Në periudhën e fundit u bë aplikacioni më i popullarizuar në shumë vende, me më shumë se 100 milion shkarkime në android, dhe aplikacioni numër një në fushën e fotografisë të iOS.

Megjithatë, kushtet e përdorimit kanë shkaktuar shqetësim të madh në publikun botëror për shkak të autorizimeve të mëdha që përdoruesit i japin kompanisë si kusht për të përdorur aplikacionin.

 “Ju i jepni FaceApp-it licencë të përhershme, të pakthyeshme, joekskluzive, pa kompenzim pronësor, në të gjithë botën, të paguar plotësisht, licencë portative nën licencën për përdorim, reproduktim, modifikim, përshtatje, shpërndarje, përkthime, duke krijuar pjesë derivative, duke shpërndarë, duke ekzekutuar dhe shfaqur publikisht të dhënat tuaja: Përmbajtja e përdoruesit dhe çdo emër, emri i përdoruesit ose diçka në lidhje me të dhënat e tuaja në të gjtha formatet e mediumeve dhe kanale të cilat janë tash të njohura ose më vonë të zhvilluara, pa kompenzim për ju. Kur postoni ose në mënyrë tjetër  shpërndani të dhëna tuaja nëpërmjet shërbimeve tona, ju e kuptoni se të dhënat tuaja si përdorues dhe të gjitha të dhënat e lidhura(siç është emri juaj si përdorues, lokacioni ose fotografia e profilit) do të jenë të dukshme për publikun”, thuhet mes të tjerash në Kushtet për përdorimin e aplikacionit FaceApp, të cilat shumica e përdoruesve, si zakonisht i pranojnë para se ti lexojnë.

Kjo do të thotë se çdo përdorues i aplikacionit, dakordohet që kompanija të mundet për çdoherë ti përdorë të dhënat tuaja personale të cilat do ti vëndoni në FaceApp, për çfarëdo përdorimi, duke përfshirë edhe fotografitë tuaja, emrin e vërtetë si dhe të dhëna tjera personale.

Prapa Face App qëndron kompani nga Rusija

Shqetësimi u bë edhe më i madh kur hulumtimet e disa mediumeve treguan se pas Face App qëndron kompanija Wireless Lab, kompani e regjistruar në Rusi. Në rrjete sociale u hap një debat I gjerë në të gjithë botën se a është ky aplikacion edhe një agregat rus i të dhënave personale, më sakt edhe një mjet rus për shpiunim. Pronari I Wireless Lab, Jaroslav Gonçarov, ka mohuar se të dhënat janë mbledhur për çfarëdo përdorimi politik dhe se as nuk ruhen në Rusi.

SHBA do të hulumtojë se ku përfundojnë të dhënat që I mbledh Face App

Senatori amerikan Chuck Schumer oficijalisht ka kërkuar FBI dhe komisioni Federal për tregti të hulumtojnë ku përfundojnë të dhënat personale të qytetarëve amerikan. Ai në letrën e tij vlerëson se është “thellësisht shqetsuese” që informata të tilla mund të mblidhen në “shtetin e fuqishëm armik”. Mbetet të shikojmë se çfarë do të tregojë hulumtimi, por definitivisht në periudh hiperaktive ruse në botën kibernetike-politike, është e panevojshme të jepni autorizime aq të gjera për përdorimin e të dhënave personale një kompanie të panjohur.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.