Facebook-u e ka hequr faqen zyrtare të teoricienit të komplotit David Icke për shkak të postimit të “dezinformatës shëndetësore që mund të shkaktojë dëm fizik”.

Icke disa herë ka dhënë deklarata të rreme për koronavirusin, përfshirë dezinformata që sugjerojnë se rrjetet 5G të telefonisë celulare kanë lidhje me përhapjen e virusit. Në një nga videot spekulative, ai theksoi se pas virusit qendron një grup hebre.

Facebook-u informon: “Ne e hoqëm këtë faqe për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të politikave tona për dezinformatat e dëmshme.” Facebook pranon se teoritë e komplotit që vazhdimisht promovohen nga David Icke bien në kategorinë e dezinformatave të dëmshme. Kjo nuk është hera e parë që Facebook-u ka hequr përmbajtje prej saj, por kësaj radhe platforma shkoi një hap më tej, me vendimin për heqjen e faqes së tij.

Qendra për Luftën kundër Urrejtjes Digjitale (CCDH) ka lëshuar një letër të hapur duke u kërkuar kompanive të teknologjisë t’i ndalojnë llogaritë e Z. Ike.

Në letrën thuhej se Amazon, Facebook, Twitter dhe YouTube i kanë nxitur “racizmin dhe dezinformimin e Icke për Covid-19 tek miliona njerëz”. Letra u nënshkroua gjithashtu edhe nga deputeti Damian Collins dhe mjekët e njohur: Dr. Christian Jessen, Dr. Dawn Harper, and Dr. Pixie McKenna.

Rregullatori i mediave britanike Ofcom e ka hetuar intervistën në të cilën David i ndan pikëpamjet e tij të pabazuara mbi shkaqet e paraqitjes së COVID-19.

 

Burimi: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.