Nga miliardë funtat e premtuara për Shërbimin Shëndetësor Nacional të Britanisë së Madhe, „kujdes për gratë britanike dhe mbrojtjen e tyre nga migrantët“, nëpërmjet licitimit me vite se kur „do të rrënohet Bashkimi Europian“, ky person është burim i vazhdueshëm i pretendimeve të rreme dhe manipulimeve me të cilat vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

Titulli origjinal: FARAZH HODHI LOPATËN E PARË – THOTË: Bashkimi Europian do të rrënohet për më pak se 10 vite

Më 23 maj të vitit 2020 portali  infomax.mk publikoi tekst me këtë titull: FARAZH HODHI LOPATËN E PARË – THOTË: Bashkimi Europian do të rrënohet për më pak se 10 vite. Është e dukshme se qëllimi i këtij teksti është të kontribohet në përhapjen e euroskepticizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për deklaratën e Najxhell Farazh në bisedë për revistën „ЕU parlament“  nga janari i këtij viti, kurse portali e transmeton madje pas katër muajve.

Në fakt kjo është deklaratë e kotë nga politikan kontroverz i cili deklarat dhe vlerësimet e tij shpesh di t’i ndryshojë, madje dhe të mohojë se i ka thënë. Kuptohet jo çdo lexues e ndjek dhe është i njohur me këtë politikan dhe shfaqjet e tij në skenë, edhe pas leximit të artikullit lëndë do të ketë problem të analizojë kredibilitetin e deklaratës së tij, sidomos pasi që zoti Farazh nuk jep asnjëfarë shpjegimi për pretendimin e tij as numra ose fakte. Kjo domethënë se kjo deklaratë mund të pranohet si kredibile dhe kështu të vazhdojë përhapja e euroskepticizmit.

Mirëpo, së pari duhet të parashtrohet një pyetje, sidomos për gjithë ata që nuk kanë dëgjuar për këtë politikan, që të mundet në mënyrë adekuate të interpretohet dhe vlerësohet deklarate e tij. Pyetja që rri “pezull” është: kush është Najxhel Farazh?

Najxhell Farazh është politikan britanik dhe figurë publike. Bëhet fjalë për person kontroverz dhe populist i cili di si të tërheqë vëmendjen e mediave. Farazh origjinon nga një fshat i vogën në Kent të Anglisë. Ka studiuar në kolexhin në Dullviç nga viti 1975 deri në 1982, kurse ka shërbyer dhe si Antar i Parlamentit Europian (MEP) për Anglinë juglindore nga viti 1999 deri në daljen e Mbretërisë së bashkuar nga Bashkimi europian në vitin 2020. Farazh në të kaluarën, dy herë ka kryer dhe rolin e kryetarit të Partisë për panvarësinë e Mbretërisë së Bashkuar (PNOK). Përkatësisht, pas nënshkrimit të Marrëveshjes nga Mastriht në vitin 1992 nga ana e Partisë konzervative e cila angazhohej për  „union sa më të ngushtë“, zoti Najxhel Farazh largohet nga Partia konzervative dhe është një nga themeluesit e „Partisë për panvarësinë e Mbretërisë së Bashkuar“. Nga ai moment, deri më sot, ai është i njohur si euroskepticist i madh në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu, zoti Farazh veçmë 27 vite është politikisht aktiv si euroskeptik dhe angazhohet për rrënimin e Bashkimit Europian.

Qëllimi i tij, kurse njëkohësisht edhe suksesi i tij më i madh, është ajo që ai është personi i cili incioi referendumin në qershor të vitit 2016 për largimin e Mbretërisë së bashkuar nga BE, nëpërmjet të cilit u votua Brexit-i, përndryshe largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Slogani politik i fushatës së referendumit, i udhëhequr nga Farazh, për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, ishte „dua shtetin tim prapë.“  Gjithashtu, ai është i njohur pas fjalimeve të tij në Parlamentin Europian dhe si kundërshtar i euros si valutë. Në 2019-tën formoi parti politike me emrin „Brexit“, duke marrë parasysh se në publik edhe vetë ai ishte i njohur si „zoti Brexit“, nofkë të cilën e fitoi nga presidenti amerikan Donald Tramp.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme të theksohet në këtë kontekst është se Najxhel Farazh është politikan i cili shpesh di të ndryshoje qëndrimet e tij nvarësisht mundësive, duke thënë një gjë një herë kurse më vonë duke mohuar se ka thënë diçka të tillë. Kështu për shembull, në një deklaratë më të rre e cila është transmetuar nga portali infomax.mk, zoti Farazh thotë se Bashkimi Europian do të rrënohet për 10 vite, edhe pse më 31.8.2019 ka deklaruar se BE do të rrënohet vetëm pas 2 viteve pas përfundimit të Brexit. Ndryshimi i vlerësimeve të tij për që kohë aq të shkrutë, kurse duke i ndryshuar në mënyrë aq drastike, nuk kontribon në kredibilitetin e deklaratave..

Sidoqoftë, një nga gënjeshtrat më të mëdha populiste të zotit Farazh ka të bëjë me Shërbimin Shëndetësor Nacional (SHSHN) të Mbretërisë së Bashkuar, se pas largimit nga BE një shumë e madhe e parave do të dedikohen për SHSHN, sepse veçmë nuk do të ketë nevojë që kjo shumë të përdoret për nevojat e institucioneve të BE-së. Në fjalim të mbajtur më 23.2.2015, më shumë se një vit para zhvillimit të referendumit, zoti Farazh deklaroi se partia e tij PNOK do të gjejë 3 miliardë funta të cilat do të përdoren në SHSHN nëse reduktohet mjetet të cilat Mbretëria e Bashkuar i paguan si antare e BE-së. Por, ajo që është tragjikomike është se vetëm disa orë pas zhvillimit të referendumit në Mbretërinë e Bashkuar në të cilin shumica vendosi që shteti i tyre të largohet nga BE, më saktë më 24.6.2016 zoti Najxhel Farazh deklaroi se pretendimet e tij sa i përket numrit të madh të mjeteve financiare të cilat partia e tij do të siguronte për SHSHN janë „të gabueshme. Paramendon se sa persona prej atyre 17,061,744 qytetarëve të cilët në referendum kanë votuar për largim nga BE-ja e kanë marrë parasysh deklaratën e zotit Farazh se 3 miliardë funta do të shkojnë për SHSHN. Kjo flet mjaftë për mënyrën në të cilën vepron ky politikan, si dhe për besueshmërinë dhe kredibilitetin e deklaratave të tij.

Së tejmi, zoti Farazh, disa javë para zhvillimit të referendumit, ka deklaruar se nëse Mbretëria e Bashkuar mbetet në BE gratë britanike do të eksponohen në sulme seksuale nga ana e migrantëve dhe azillantëve me origjinë veriore afrikane dhe arabe. Kjo deklaratë raciste hasi në kritika të ashpëra nga ana e të dy blloqeve të cilat zhvillonin fushatë për referendumin. Përderisa përgjigja e tij ishte se është i shqetësuar për sigurinë e grave britanike për shkak të antarësisë të Mbretërisë së Bashkuar në BE.

Më pak të “famshme” nuk janë as skenat e zotit Farazh para Parlamentit Europian, ku shpesh herë ka dhënë deklarate provokative dhe të pakëndshme. Një deklaratë e tilëë ishte drejtuar zotit Herman Ven Rompuj, të cilit zoti Farazh i’u drejtua me fjalët në vijim: „keni karizmën e leckës së lagur dhe pamjen e një administratori bankar nga një nivel i ulët. Dhe pyetjen të cilën dua ta parashtroj, të cilën të gjithë do ta parashtrojmë është: kush jeni Ju? Unë asnjëherë nuk kam dëgjuar për Ju. Askush në Europë nuk ka dëgjuar për Ju. Doja tju pyes zoti kryetar: kush votoi për ju? […] Ndjej se Ju jenë tërësisht i aftë dhe i rrezikshëm, dhe nuk kam dyshim se intencioni juaj është të jeni vrasësi i heshtur i demokracisë europiane dhe shteteve nacionale europiane.“ Drejtimi i këtillë në Parlamentin Europian drej një personi i cili ka qënë kryeministër i Belgjisë nga viti 2008 deri në vitin 2009 dhe i cili ka qënë Kryetari i parë konstant i Këshillit Europian nga viti 2009 deri në vitin 2014 është i pasjellshëm, joprofesional dhe i papranueshëm, kurse flet përsëri për mënyrën e veprimeve politike të zotit Najxhel Farazh.

Nga gjithë kjo që përmendëm, lexuesit e këtij teksti të infomax.mk, duhet të pyesin veten në cilën mënyrë do t’i qasen kësaj deklarate të zotit Farazh. Historia e tij nuk na lë shumë hapësirë që të mundemi me siguri të mbështetemi dhe të formojmë përfundime relevante në bazë të deklaratës së tij. Në çdo rast, çdo deklaratë e cila nuk është e mbështetur me fakte, numra, ose në këtë rast me analizë të besueshme e cila do të sjellë deri në një përfundim të caktuar, duhet të merret me rezervë. Akoma më tepër për shkak të faktit se gjendemi në një situatë me sentiment të ndjeshëm publik për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, ndoshta një politikan dhe euroskeptik si Najxhell Farazh tani ka tokë pjellore që akoma më thellë të propagojë dhe përhapë ideologjinë edhe “idetë” e tij.

Nga miliardë funtat e premtuara për Shërbimin Shëndetësor Nacional të Britanisë së Madhe, „kujdes për gratë britanike dhe mbrojtjen e tyre nga migrantët“, nëpërmjet licitimit me vite se kur „do të rrënohet Bashkimi Europian“, ky person është burim i vazhdueshëm i pretendimeve të rreme dhe manipulimeve me të cilat vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.