Eksperti kryesor për menaxhim me sëmundje infektive në SHBA, dr Antoni Fauçi, deklaroi para Senatit amerikan se „nuk do të ishte i habitur“ nëse rastet e rreja të virusit në vend arijnë numër prej 100.000 në ditë.

„Është e qartë se nuk kemi kontroll mbi situatën tani“, deklaroi ai, duke paralajmëruar se amerikanët nuk mbajnë maska dhe nuk respektojnë distancimin social.

Sipas tij, rreth gjysma e rasteve të rreja janë nga katër shtete. Më rëndë janë prekur Florida, Arizona, Teksasi dhe Kalifornia.

Të martën, 30.06.2020, numrat shkuan në mbi 40.000 në një ditë, disa ditë me radhë.

Rritja e cila është sidomos e dukshme në shtetet jugore dhe perëndimore, detyroi 16 shtete të pauzojnë ose revidojnë planet e tyre për rihapje, transmetoi Si-En-En.

 

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.