Para disa ditësh publikuam tekst në lidhje me kampin e refugjatëve „Al-Hol“, i cili është kamp refugjatësh në rrethinën jugore të qytetit al-Hol në Sirinë veriore, afër kufirit mes Sirisë dhe Irakut, ku gjenden persona të shpërngulur nga teritori i okupuar i Shtetit Islamik ISIS. Ai është i kontrolluar nga forcar siriane demoktare të mbështetura nga SHBA (SDF). Deri në prill të vitit 2019, popullata në këtë kamp ka qënë 74.000 persona, numër i cili është rritur nga 10.000 në fillim të vitit. Sipas Si-En-En rreth 50.000 banorë në kamp janë fëmijë, kurse pjesa më e madhe prej tyre janë gra dhe 15% të banorëve janë të huaj, mirëpo bashkësia ndërkombëtare me muaj po lë anash kampin. Kampi veçmë paraqet dënim me vdekje për banorët për shkak të kushteve të këqija, kurse gjithashtu disa prej grave folën për aktivitetet kriminale që po zhvillohen në kamp.
Përderisa në Ballkan shumica e vendeve tentojnë të kthejnë gratë dhe fëmijët, vetë procesi zgjat shumë kohë. Duke përshkruar situatën në Al Hol si të „tmerrshme“, Komisioni i KB për hetime në Siri i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë aktivitete. Shumica e fëmijëve që gjendet atje nuk kanë dokumente për regjistrimin e lindjes, thuhet në raportin e fundit të Komisionit për konfliktin. Ata rrezikojnë të mbeten pa nënshtesë sepse vendet antare duket se nuk duan ti kthejnë mbrapa, duke u friguar nda lidhjet ekstremiste, shpjegoi kryetari i Komisionit Paulo Pinheiro; „Deri në 70.000 persona mbeten të internuar në kushte të papranueshme dhe johumane në llogorin e Al Hol, nga të cilët shumica janë gra dhe fëmijë në moshë nën 12 vjeçare“. Duke dërguar apel në emër të fëmijëve më të vjetër nga 12 deri në 18 vjeç, duke pyetur vallë akuzimet dhe dyshimet për përkatësi teroriste të ngritura kundër tyre kanë qënë të sakta, ai tha se Komisioni „vlerëson se kjo është tërësisht e tmerrshme“. Sipas raportit të Komisionit, reagimi humanitar për nevojat e Al Hol, „mbetet konsiderueshëm joadekuat“, me qindra raste vdekjesh të cilat mund të prevenohen.
Së paku 390 fëmijë kanë vdekur si pasojë e mosushqimit ose mosmjekimit të plagëve të infektuara[1]. Disa vende, si Kazakhstani, kanë programe të veçanta për resocializimin e grave dhe fëmijëve, për dallim nga Britania e Madhe dhe Gjermani, të cilat zhvillojnë procese ligjore. Gjyqi në Britaninë e Madhe vendosi të marrë fëmijët nga nëna me shpjegim se në mënyrë të vetëdijshme ka injoruar rrezikun duke shkuar në zonë luftimi. Misioni i OSCE në BiH deklraoi për BIRH se disa të kthyerve do duhet tu gjykohet, mirëpo të tjerët do të resocializohen jashtë sistemit kriminal. Deportimi i nëntë burrave dhe një fëmiu trevjeçar i cili ka mbetur pa familje ishte vendosur për në tetor, mirëpo operacioni u anulua pas interventimit ushtarak turk në veri të Sirisë. Fëmijët e lindur në Siri dhe Irak janë problem i veçantë. Deri më tani është zhvilluar mekanizëm për verifikim të identitetit të tyre para deportimit, sepse është e patjetërsueshme të verifikohen prindërit biologjik dhe vallë këta fëmijë kanë të drejtën e nënshtetësisë në BiH.
„Asnjë që nuk ka nënshtetësi në BiH nuk do të pranohet, kurse DNA-analiza do të jetë masa e fundit“, tha ministri Maktikj për agjencionin e lajmeve Hina. Që nga fillimi i konfliktit sirian deri më tani, rreth 80 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë qënë të përfshirë në operacione ushtarake, logjistike dhe ata janë kthyer në Maqedoni. Mes tyre dhe një grua dhe një fëmijë i mitur.
Qeveritë perëndimore mundohen të sjellin vendim se çka do të ndodhë me qytetarët të cilët kanë qënë ushtarë të ISIS-it dhe me familjet e tyre. Shqetësimi për sigurinë i bën shumë vende të ngurrojnë t’i kthejnë të arrestuarit. Britania e Madhe dhe Gjermania përdorën pushtetin e tyre për tu marrë nënshtetësinë qytetarëve të cilët kanë lënë shtetet e tyre për të luftuar në krah të ISIS-it. Mirëpo, presioni mbi qeveritë europiane u përforcua më herët rreth fatit të mijëra fëmijëve të pafajshëm të bllokuar në kampet e ISIS-it.
Vetëm për rreth 300 persona dihet se janë kthyer në vendet e tyre amë nga janari i vitit 2019. Ky numër daton që para se të fillojnë operacionet ushtarake turke më 9 tetor. Të dielën që nga fillimi i operacioneve, janë paraqitur të vrarë së paku 11 fëmijë, kurse numri i të lënduarëve vlerësohet se është shumë më i lartë nga ai i paraqituri. Këta fëmijë u përkasin rreth 40 nacionaliteteve të ndryshme nga e gjithë bota. Mes kombeve europiane, Kosova ka kthyer 74, Franca 17, Suedia shtatë, Belgjika gjashtë, Norvegjia pesë, Holanda dy dhe Danimarka një[2], përderisa Maqedonia e Veriut ka kthyer vetëm një person. Kosova paraqet rast i veçantë në Europë, sepse rajoni është me 90 përqind popullatë muslimane dha ka pasur numër të konsiderueshëm të qytetarëve që kanë lënë Ballkanit për t’iu baskangjitur ISIS-it. Kjo vazhdon të kthejë fëmijët dhe bashkëshortët e ushtarëve të huaj.
Edhe pse liderët botërorë janë të njëzëshëm sa i përket pafajsisë së këtyre fëmijëve, prap së prap ata i trajtojnë si fëmijë të askujt. Është mëse e qartë sa janë përkeqësuar kushtet në këto kampe, por prap së prap procesi i këthimit të fëmijëve zhvillohet shumë ngadalë. Ekspertët për ekstremizëm dhe radikalizim u bëjnë thirrje qeverive të tyre të ndërmarrin aktivitete përderisa kanë mundësi, këta fëmijë janë viktima, ata nuk kanë parë gjë tjetër veç konfliktit dhe mjerimit, foshnjat janë lindur në zona lufte dhe është përgjegjësi e vendeve të tyre tu ndihmojnë të shërohen dhe të kthehen në jetë normale, përderisa akoma kanë mundësi!
Meral Musli Tajroska – psiholog, ekspert për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm dhe aktivist për të drejtat e grave.
[1] https://news.un.org/en/story/2019/09/1046102
[2] https://newseu.cgtn.com/news/2019-11-24/Thousands-of-Europe-s-ISIS-children-will-never-come-home-LRGCYxvDTW/index.html
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT