PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Përshkrim i dezinformatës:  Pjesëtarët e Vardarit nuk e kanë marrë pllakën me Mirënjohje të dhënë nga Qeveria

Titulli origjinal: A KA MBETUR NË QEVERI MIRËNJOHJA NJËGJUHËSORE NGA ZAEV PËR PJESËTARËT E VARDARIT?

Spekulime të ndryshme e ngrohën atmosferën festive me të cilën tifozët dhe publiku iu gëzuan titullit e kampionit të Vardarit.

Me 4 qershor 2019,  deputeti i VMRO-DPMNE, Dimitar Stevananxhija në profilin e tij në Twitter shkroi: „Nuk e kanë marrë, ua paskan lënë në ndërtesën e qeverisë“.

Informacioni u mor shpejt nga një sërë mediash të cilat duke iu referuar deputetit Dimitar Stevanaxhija, publikuan se lojtarët e Vardarit nuk e kanë marrë pllakën me Mirënjohje, të ndarë nga Qeveria.Link te publikimi: media

FAKT/E

Gëzimi i festimit të titullit të kampionit të Vardarit në Evropë, ka vënë në pah një sërë anomalish, nga gjuha e urrejtjes deri te spekulimet dhe propaganda e orkestruar, e cila ka kontribuar në elektrizimin e mëtejshëm të atmosferës tashmë të polarizuar në këtë shoqëri.

Në fokusin e vëmendjes kësaj radhe ishte edhe një figurë publike, gjegjësisht deputet i cili e vuri në pikëpyetje integritetin e tij moral ndaj publikut duke i shërbyer spekulimeve në profilin e tij në Twitter. Mediat, të nxitura ndoshta nga integriteti i tij parlamentar, ranë në kurth. Pa verifikuar deklaratën e Dimitar Stevananxhija në rrjetet sociale, ata e përhapën shpejt dezinformatën.

Figurat publike, në veçanti deputetët, duhet të jenë një shembull. Integriteti i tyre moral është i rëndësishëm për shoqërinë. Ata nuk duhet të jenë burim i spekulimeve, as nuk duhet të japin shkas për përhapjen e propagandës me të pavërteta.

Mediat në përputhje me kodin e gazetarëve, duhet t’i verifikojnë informacionet  dhe burimet e publikimeve të tyre. Publiku nuk guxon të manipulohet.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.