KUR DO TË FILLOJMË TË FLASIM PËR NEVOJATI gjithë debati i lidhur me planin postuar në 24.07.2019 nga ana e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Veriore me qëllim që ta parandalojë rrezikun e përmendur nga manipulimi me informacionet, shkaktoi një ortek reagimesh. Si çdoherë, disa me mbështetje, kurse disa me kritika.Që nga fillimi të kuptohemi, është treguar qartë, bëhet fjalë për një propozim të një plan veprimi që do të ekspozohet ndaj një debati gjithpërfshirës, në të cilin të gjithë palët e interesit mund të bëjnë vërejtje dhe sygjerime për përmirsim.Në asnjë moment nuk dëgjuam se prej nesër do të gjendet në seancë qeveritare dhe se do të miratohet.Por çuditërisht, shumë media, gazetar, menjëherë reaguan pikërisht sikur ai plan ishte më i miratuar dhe të ketë filluar realizimi i tij. Dhe nuk duhet të jetë  çuditshme nëse merret parasysh gjithë periudha 2006-2017 kur Qeveria nuk hapte debate, por postonte plane për veprim dhe nga dita tjetër i zbatonte.Përse nuk mundet të flitet për atë se a ka nevojë për ndonjë plan për luftë kundër dezinformatave, a janë dezinformatat (si problem global) të mira ose të këqija për shoqërine, çfarë masash janë ndërmarrë dhe zbatuar në shtetet tjera dhe si?Domethënë, ekzistojnë një sërë pyetjesh të cilat mundet qetë, me pjesmarrje dhe pa senzacionalizëm, të debatohen.Si sillen ato të cilët duhet ti promovojnë vlerat? Pikërisht në të kundërtën e kësaj të fundit, disa reagun pa e lexuar aspak tekstin, disa menjëherë filluan të mbajnë ligjërata dhe mësime, kurse të tjerë u përgatitën të shohin “shfaqje” kur do të vije dita “të censuroen dhe të mbyllen portalet”.Ja disa pyetje fillestare për ti menduar:

  1. A është ky kërcënim aktual në Republikën e Maqedonisë Veriore?

  2. A ka nevojë për përgjigje zyrtare dhe plan për luftë ndaj këtij kërcënimi global?

  3. A janë mediat pjesë e zgjedhjes ose problemit?

  4. Për kë është e mirë dhe për kë e keqe lufta efikase kundër dezinformatave?

Ja, nëse është shumë komplikuar, atëherë ta thjeshtëzoj, të flasim për NEVOJAT. Ay bisedim do të japë shumë përgjigje.Ja disa linqe, medium.com, NATO StratCom, EU External Action, shikoni, dhe do të mund të fillojmë të flasim.Është e trishtueshme të shihet se si një thirje për debat të përbashkët kundër dezinformatave / lajmeve jo të vërteta, bëhet tregim dezinformatash dhe përsëri na çon në atë drejtim prej ku ska kthim.P.s. Ato të cilët janë të etur për vëmendje nga publiku nuk mund të përjashtohen dhe amnestohen. A.M.D.28.07.2019
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.