Në disa prej portaleve u shfaqën informacione që pretendonin se në fletëvotimet nuk është shtypur asnjë numër serial, dhe as nuk ka ndonjë numër të fshehur, të dukshëm nën UV-llambë.
Kjo është dezinformatë. Fletët e votimit që u jepen votuesve nuk përmbajnë numër serial. Numri serial mbetet në tufën nga e cila shqyen fletëvotimet. Sa i përket mbrojtjes së sigurisë së fletëvotimit, ajo përcaktohet me vendimin e KSHZ-së i cili është i fshehtë, dhe askush nuk mund të dijë se cilat elemente të sigurisë i përmbajnë fletëvotimet.
Mediat duhet të veprojnë me përgjegjësi gjatë procesit zgjedhor dhe të publikojnë informacione që janë të verifikuara dhe të sakta.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT