Siç kalon koha, dezinformatat në temën Bullgari-Maqedoni e Veriut marrin vrull të madh. Këto ditë në mediat sociale u bë aktuele një fotografi gjoja se nga ndonjë stacion policor në të cilin shihen flamuri bullgar dhe ai i Gjermanisë Naziste të asaj kohe.

Edhe një nga përpjekjet e shumta për tu bërë dëm në procesin i cili po zhvillohet mes Shkupit dhe Sofisë. Fotografia është shfaqur në vitin 2016 në mediat sociale në Bullgari, mirëpo atëherë është demaskuar nga ana e mediave bullgare të cilat theksuan se bëhet fjalë për manipulim. Si atje në atë kohë, ashtu edhe në Maqedoninë Veriore fotografia shkaktoi një numër të madh reagimesh në publik, në përpjekje për të prevenuar përhapjen e këtij manipulacioni.

Për çfarë bëhet fjalë saktësisht

Bëhet fjalë për një skenë filmi (Shmenti Capelli) e inçizuar në qytetin bullgar Ruse, kurse ndërtesa në të cilën janë vendosur tabela dhe flamujt është në fakt Kolegji për inxhinieri makinerike. Që ironia të jetë akoma më e madhe, fotografia që shpërndahet është e shkurtuar, përndryshe në fotografinë origjinale  (të paraqitur nën këtë paragraf) nga ana e majtë mund të haset kondicioner, gjë që  nuk është karakteristike për periudhën kur është zhvilluar Lufta e dytë botërore. Për personin në këndin e poshtëm majtas, që flet në celular të mos flasim fare 😊.

Gjatë viteve kjo fotografi është shpërndarë në rrjetet sociale tek ne, në momente konsiderueshëm të veçanta ose data të lidhura me integrimet euroatlantike të vendit. Kështu, tviter profili @Apsaana, profil i përfshirë në lëvizjen Bojkotiram, më 11.10.2019 ka publikuar këtë verzion të shkurtuar në të cilën dëshmitë për atë se nuk bëhet fjalë për Luftën e dytë botërore nuk mund të shihen. Dukshëm, provokim i planifikuar. Lëvizja Bojkotiram në vazhdueshmëri që nga viti 2018 përpiqet të dëmtojë aspiratat euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.


Hulumtimi i shkurtër i F2N2 tregoi se fotografitë manipulative në temën Lufta e dytë botërore, shfrytëzohen si metodë për manipulim të publikut edhe në vende të tjera. Fotografi me flamujt e Ukrainës dhe Gjermanisë Naziste është shpërndarë në vitin 2017 në mediat sociale në Ukrainë.

Në të dy rastet bëhet fjalë për fotografi të bëra gjatë inçizimit të filmave dhe të njëjtat përdoren për manipulim të publikut.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.