PARIS (Reuters) – Franca po shqyrton mundësitë e krijimit të një fondi prej 1 miliardë eurosh (1,1 miliardë dollarë) si pjesë e planit për raste emergjente me qëllim që t’a ndihmojë industrinë ajrore. Detajet priten të zbulohen në ditët në vijim, deklaroi ministri i transportit të dielën 07.06.2020.

 

Burime të cilat janë në rrjedha me këtë, për mediat zbulojnë se qeveria franceze dhe zyrtarët e industrisë janë duke negociuar për fond për investime prej 1 miliardë euro. Ky fond do të financohet nga mjete private, me qëllim që të ndihmohet që furnizuesit e vegjël të këtij sektori të rikuperohen nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

 

“Për një nga fondet, ky është pak a shumë qëllimi,” deklaroi Ministri Zhan Baptist Gibari në kanalin e lajmeve LCI në pyetjen nëse është paraparë shuma prej 1 miliard euro. Ai nuk ka specifikuar se çfarë do të mbulonte ky fond apo sa fonde të tjera do të kishte, duke shtuar se kjo iniciativë do të prezantohet “javën tjetër”.

 

Burim: Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.