Masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit do të qëndrojnë në fuqi në Paris, madje edhe pas lehtësimit të masave në pjesë të tjera të Francës, theksoi kryeministri francez. Eduard Filip deklaroi se vendi ishte “përgjysmuar” përsa i përket shkallës së infeksioneve. Kufizimet do të vazhdojnë në kryeqytet, por edhe në rajonet veri-lindore.

 

Franca po përgatitet për lehtësimin e masave të hënën, gjë që do t’u mundësojë një pjesë të dyqaneve dhe disa shkolla, përsëri të hapen. Vendi ka pësuar një nga shkallët më të larta të vdekshmërisë nga Kovid-19 në Evropë. Më shumë se 25.800 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje në spitale dhe shtëpi pleqsh, megjithëse numri i rasteve të reja shënon rënie ditët e fundit. Kufizimet për shkak të koronavirusit të vendosura me 17 mars do të hiqen gjatë javëve në vijim, njoftoi kryeministri Filip me 07.05.2020.

 

“Ky është një lajm i mirë për Francën dhe për popullin francez”, theksoi ai. Qeveria franceze ka paraqitur një hartë në të cilën zonat, në varësi të infeksionit, ndahen në zona të gjelbërta dhe të kuqe. Fillimisht, kufizimet do të lehtësohen më shumë në zonat e gjelbra sesa në ato të kuqe.

 

Në fazën e parë, shkollat fillore dhe shumica e bizneseve do të marrin leje që përsëri të hapen edhe atë në të dy zonat. Kafenetë, restorantet dhe shkollat e mesme, do të mund të hapen në qershor në zonat e gjelbërta. Në Paris dhe në katër rajonet fqinje – Ile-de-France, Hauts-de-France, Grand Est Bourgogne-Franche-Comte, të cilat përbëjnë zonën e kuqe, parqet publike dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura.

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.