Fushata anti-vaksinuese e filluar që me fillimin e pandemisë është në rritje e sipër. Laikët e mjekësisë shpërndajnë informacione të paverifikuara, video dhe dokumente të nxjerra prej kontekstit, duke u përpjekur të sabotojnë vaksinën kundër KOVID-19, e cila është një nga masat për ballafaqim me pandeminë. Fatkeqësisht, fushata dezinformuese që u zhvillua, jo vetëm që pati ndikim në vend, por gjithashtu u shpërnda në mënyrë të organizuar në rajon.

Në këtë fushatë mori pjesë edhe ish-korrespondenti i MIA i cili jeton në Bruksel, Boban Nonkoviq, duke postuar video në profilin e tij në Facebook në 8 dhjetor, duke i prezantuar publikut dezinformata në lidhje me vaksinën kundër KOVID-19. Videoja, e cila u bë virale për një kohë të shkurtër, u vlerësua si e pavërtetë nga shërbimi për verifikim të fakteve Vistinomer, sepse nuk bazohet në fakte. Sidoqoftë, ajo që audienca e Facebook mund të dëgjonte, duke pasur parasysh numrin e madh të interaksioneve, është në dëm të madh për procesin e vaksinimit që do të vijojë. Videoja e Nonkoviq nga Dr. Danailovski u kualifikua si një përpjekje për të sabotuar vaksinën: “Në një situatë ku po ndodh kataklizmë në nivel planetar, në një kohë “lufte”, në një kohë që po vdiset, gjuetarët guxojnë të sabotojnë në errësirë ​​të vetmen masë që mund të sjellë një zgjidhje për pandeminë – vaksinimin!”

Nonkoviq abuzon me transparencën e Qendrës për vlerësime biologjike dhe hulumtime të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) të SHBA, e cila, duke ndjekur të gjitha protokollet, ka publikuar Plan për monitorim të sigurisë dhe efektivitetin e vaksinës kundër KOVID-19 për prodhuesit e vaksinave. Qendra është organi përgjegjës për rregullimin e produkteve biologjike, përfshirë këtu edhe vaksinat në SHBA. Dokumenti i dytë që Nonkoviq e shpjegon është një dokument për brifing në të cilin përshkruhen rezultatet fillestare të monitorimit të efekteve të vaksinës tek rreth 38.000 pjesëmarrës, mbi moshën 16 vjeçare, ndërsa raporti midis grupit që e ka marrë vaksinën dhe grupit që kanë marrë placebo është 1:1. Vlen të përmendet se brifing dokumenti i prezanton rezultatet e fazës së 3-të.

Zhvillimi i një vaksine të re kalon nëpër disa hapa:

  • Aplikim për hulumtimin e një vaksine të re;

  • Ekzaminimet klinike të vaksinës (faza 1, faza 2 dhe faza 3) të dhjetëra mijëra vullnetarëve;

  • Aplikim për aprovimin e vaksinës;

  • Inspektimi i kapaciteteve të prodhimit ku prodhohet vaksina;

  • Prezantim i gjetjeve në Komitetin Këshillimor të FDA-së për vaksina dhe produkte të ngjashme biologjike, i cili rishikon dhe vlerëson të dhënat mbi sigurinë, efektivitetin dhe përdorimin e duhur.

Pasi të aprovohet vaksina, FDA vazhdon të kontrollojë prodhimin e saj për të siguruar nivelin e nevojitur të sigurisë. Monitorimi i vaksinave dhe i aktiviteteve të prodhimit, duke përfshirë inspektimet periodike të objektit, kryhen për sa kohë që prodhuesi posedon licencë për vaksinë.

Plani përmban një listë të ngjarjeve të mundshme anësore që do të ndiqen në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të vaksinave gjatë përdorimit të tyre, e cila është një praktikë normale e përshkruar jo vetëm për vaksinat, por edhe për barnat më të zakonshme. Për shembull, efektet anësore të mundshme të daleronit, ilaç për uljen e temperaturës së rritur trupore, janë: të përziera, reaksion alergjik – më shpesh skuqje të lëkurës, kruajtje, lodhje, diarre, të vjella, verdhëz, pankreatit (inflamacion i pankreasit) dhe rritje të enzimave të mëlçisë. Nonkoviq shtrembëron të vërtetën duke paraqitur efektet anësore të mundshme të vaksinës si tashmë “efekte anësore të konfirmuara” që me siguri do të paraqiten pas marrjes së vaksinës. Për më tepër, ai përmend “kartën shëndetësore KOVID-19” e të tjera. Ajo që është e vërtetë është se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, siç njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa OBSH nuk rekomandon pasaporta për imunitet ose testime për shkak të udhëtimeve.

Për sa i përket vaksinave, transparenca e procesit të vlerësimit të tyre nga kompanitë që i zhvillojnë ato është e rëndësishme, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi i publikut dhe të fitohet besimi tek to. Edhe AstraZeneca edhe Universiteti i Oksfordit, si dhe Pfizer në bashkëpunim me BioNtech, raportojnë rregullisht mbi hulumtimet dhe analizat më të fundit në procesin e zhvillimit të vaksinave. Prandaj, publiku duhet të informohet nga burime të besueshme dhe të mos i nënshtrohet manipulimeve të çfarëdo lloji. Më 8 shtator 2020, nëntë drejtorë ekzekutiv të ndërmarrjeve farmaceutike AstraZeneca, BioNtech, GlaxoSmithKline, Johnson&Johnson, Merck, Moderna, Novavax, Pfizer dhe Sanofi u zotuan se siguria dhe mirëqenia e personave të vaksinuar do të vazhdojë të jetë prioriteti më i lartë në zhvillimin e vaksinave të para kundër KOVID-19. Qëllimi i këtij zotimi është të kontribuojë në besimin e publikut në procesin rigoroz shkencor dhe rregullator me të cilin vlerësohen dhe miratohen vaksinat kundër KOVID-19.

Teknikat përmes të cilave u zhvillua fushata dezinformuese

Qëllimi kryesor i kësaj fushate dezinformuese është të shkaktojë mosbesim tek qytetarët në sistem dhe në procesin e mbrojtjes dhe imunizimit të popullatës.

Numri i shikimeve (274 mijë) dhe shpërndarjeve (më shumë se 5 mijë) të videos është një tjetër provë se temat në lidhje me shëndetin, gjegjësisht, teoritë e konspiracionit në lidhje me KOVID-19 shkaktojnë reagime emocionale tek njerëzit, ndërsa gjithashtu ky diapazon tregon shpërndarjen e saj të organizuar në një periudhë të shkurtër kohore.

Videoja u shpërnda në grupet dhe profilet e mëposhtme:

Një ditë pasi videoja u vlerësua si e pavërtetë, Boban Nonkoviq shpërndau një postim tjetër në profilin e tij në Facebook në të cilin ai mburrej me numrin e madh të shikimeve të videos, që për të ishte provë se kinse ai i goditi në thelb, siç i quajti ai, “Goebbels-verifikuesit e fakteve të organizatës joqeveritare Metamorfosis”. 

Siç u përmend më lart, në shikueshmërinë e videos dhanë një “kontribut të madh” individë dhe grupe të Facebookut, të cilët vazhduan t’a shpërndajnë videon pavarësisht se u vlerësua si e pavërtetë, gjegjësisht nuk bazohej në fakte.

Profili me emrin Ljubica Stojkovska ishte një nga ata që shpërndau në mënyrë më aktive videon. Të dhënat publike të këtij përdoruesi të Facebook tregon vetëm se është nga Kërçova, pa foto në profil në mënyrë që personi që qëndron pas tij të mund të identifikohet, por nga ana tjetër janë të dukshme fotot dhe postimet me simbole nacionaliste maqedonase, si dhe flamuri nga Vergina. Ky përdorues anonim i Facebook-ut, sipas F2N2, rregullisht shpërndan përmbajtje pro-ruse.

Ky përdorues arrin të shpërndajë videon më shumë se 10 herë në disa grupe të ndryshme për një minutë. Vetëm si shembull do të përmendim postimet në СОЮЗ РОЖДЁННЫХ В СССР,Makedonski Nacionalni InteresiеВМРОWorld Macedonian Congress – Светски Македонски КонгресИницијатива да се исклучат реформаторите од ВМРО-ДПМНЕЅид на здравствениот срам🏥🚑💉📢MAKEDONIJA od narodot i za Narodot!Заедно да ја сакаме Македонија !MAKEDONSKA DIJASPORA.  Në të njëjtën minutë, videoja u shpërndau edhe një herë në të njëjtat grupe, përveç tek njëra (me siguri është bërë gabimisht lëshim), ndërsa në grupin rus СОЮЗ РОЖДЁННЫХ В СССР, videoja është shpërndarë disa herë gjatë një dite.

Në shpërndarje morrën pjesë profilee jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga rajoni, të tilla si Bullgaria, Kroacia dhe Serbia. Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që individë nga Maqedonia e Veriut janë “eksportues” të dezinformatave në vendet e tjera.

 

Ky është një shembull i një fushate dezinformuese të kryer nga aktorë vendas dhe të huaj.

Përveç kësaj, sipas reagimeve të publikut, videoja është shpërndarë edhe në inbox – një teknikë që nuk përdoret për herë të parë, por përdoret për të kryer fushata dezinformuese që nga fillimi i pandemisë.

Narracioni i Nonkoviq është që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave është një mjet “Deep State” dhe se “dikush jo vetëm që robotizoi njerëzimin shumë kohë më parë, por e shpopopulloi atë dhe e vuri në pranga për të arritur atë miliard popullsi të artë që është maksimumi çfarë duhet të ketë bota, të cilën e lajmëruan sponsorët e këtyre vaksinave, të udhëhequr nga Bill Gates”.

Është e qartë se fundi i videos përpiqet të shfaqë “fotografinë e madhe”, gjegjësisht përmban sentiment anti-perëndimor, dhe të promovojë teorinë e konspiracionit se “bota drejtohet nga një elitë botërore, e personifikuar nga Bill Gates dhe në këtë rast Agjencia Amerikane për ushqimin, e cila synon të robotizojë dhe kështu të shpopullojë popullsinë botërore”. Sidoqoftë, është e paqartë se çfarë lidhje kanë “robotizimi” dhe “shpopullimi” me njëra-tjetrën.

Videoja përdor disa teknika të dezinformimit që janë identifikuar tashmë në studimin e këtij fenomeni.

Karakteristika e parë është shtrembërimi (distort) i fakteve, në mënyrë që efektet e mundshme negative të vaksinës të paraqiten si efekte tashmë të konfirmuara që sigurisht do të ndodhin. Bëhet fjalë për një gjysmë të vërtetë, një nga mjetet më të rrezikshme të dezinformatave, e cila shpesh është shumë më e rrezikshme se një gënjeshtër e pastër.

Dezinformatat gjithashtu shpesh përdoren për të shpërqendruar (distract) publikun nga një ngjarje tjetër e rëndësishme. Në të njëjtën ditë kur u publikua video, mediat njoftuan se vaksinimi kishte filluar në Britani të Madhe, ndërsa videoja plasoi një kundër-narracion se vaksinat janë të dëmshme.

Për më tepër, ekziston diskreditimi (Dismiss) i ndërmarrjeve farmaceutike që i prodhojnë vaksinat – Pfizer dhe BioNtech dhe AstraZeneca.

Nga ana tjetër, përkundër diskreditimit, keqpërdoret dokument/burim nga shoqëritë demokratike perëndimore. Transparenca e institucioneve të shoqërive demokratike perëndimore shpesh keqpërdoret në fushatat dezinformuese, të cilat shtrembërojnë realitetin dhe faktet dhe përdoren për të portretizuar Perëndimin në një dritë negative.

Përveç kësaj, ai ndërton autoritetin e tij mbi bazën e Parlamentit Evropian dhe deputetit kroat Kolakushiq, i cili më 30 tetor 2020, kërkoi nga Parlamenti të mos ndalet së punuari sepse koronavirusi ishte “një ftohje e zakonshme dhe nuk njeh askënd që është sëmurë prej këtij virusi.”

Kush është Boban Nonkoviq?

Boban Nonkoviq është gazetar, ish korrespondent i MIA-s nga Brukseli. Për sfondin e tij politik dihet se ai ishte kundër ndryshimit të emrit, gjegjësisht ai agjitoi për bojkotimin e referendumit në vitin 2018.

Jeton në Bruksel dhe shpesh mbron Rusinë, gjë që mund të shihet nga vetëm një intervistë në emisionin e mikut të tij Milenko Nedelkovski të vitit 2018, ku ai deklaron se çështja e helmimit të Skripal u përdor si një mjet politik i botës perëndimore kundër Rusisë. Përmbajtjet e tij, videot, postimet në Facebook kundër integrimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, si dhe narracionet për federalizimin e Maqedonisë së Veriut, për zbatimin e “Platformës së Tiranës” janë publikuar nga portali Mina Report.

Civil media në vitin 2019 zbulon se Mina Report publikon përmbajtje propagandistike pro-ruse nga autorë rusë në gjuhën angleze. Është e paqartë se kush qëndron pas kësaj web-faqe, sepse nuk jep ndonjë informacion në lidhje me redaksinë, përveç se në pjesën për kontakt janë shënuar qyteti i Shkupit dhe një e-mail adresë. Sipas hulumtimit të Civil Media, simptomatike për këtë web-faqe është edhe ajo që është regjistruar vetëm një javë para hyrjes me forcë në Parlament në 27 prill të vitit 2017.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.