Portali Infomaks (Infomax.mk) më 18.03 publikoi tekst me titull: DO TË NGELIM PA BUKË: Rezerva të grurit kemi për 26 ditë, kamionë po ngarkojnë dhe dërgojnë në Kosovë. Gazetari thirret në burimet e tij, duke pretenduar se kamion me tabela regjistrimi kosovare ka ngarkuar grurë e cila do të eksportohet jashtë shtetit. Në mënyrë plotësuese në tekst konstatohet se në vend do të ketë mungesë të miellit për 26 ditë, pa cekur asnjëfarë argumenti për një pretendim të tillë.
Ekipi i F2N2, e kontaktoi Ministrinë e ekonomisë, e cila rreptësisht demantoi lajmin, dhe apeloi deri te mediat të jenë më të kujdesshme sidomos në gjatë kësaj situate me të cilën po përballet vendit.
“Disa media sot publikuan lajmin se kamionë me grurë nga Maqedonia po eksportojnë në Kosovë dhe se kemi rezerva për vetëm 26 ditë. Dua tu drejtohem gjithë këtyre mediave të tilla të cilat përhapin lajme të rreme se duhet të turpërohen sidomos në një situatë të këtillë në shtet të shkaktuar nga Koronavirusi. Apeloj deri te gjithë qytetarët se kemi mjaftueshëm rezerva të grurit dhe miellit, kurse në mënyrë plotësuese sollëm vendim për ndalim të eksportit në vende të tjera. Kemi kontrollime dhe inspekcione në teren dhe kufijtë tanë janë të siguruar. Të përkujtoj se lajmet e rreme në dakordim me përfundimin e Qeverisë janë të dënueshme me Ligj. Apeloj deri te mediat që të mos publikojnë lajme të rreme të cilat shkaktojnë panik te qytetarët në këtë situatë krizash“, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ekonomisë.
Ky tekst është dezinformatë e cila është transmetuar edhe nga ana e portaleve Kurir.mk dhe Markukule.mk. Kjo dezinformatë pos panikut në shoqëri ka për qëllim të shkaktojë edhe jotolerancë ndëretnike.
Në vazhdim do Ju shfaqim si dhe ku dezinformata është shpërndarë në rrjetin social Fejsbuk.
Dezinformata e publikuar në këto 3 portale është shpërndarë në 33 fejsbuk faqe. Sipas numrit të ndjekësve të tyre, e njëjtë ka arrirë deri te një numër maksimal prej 2.135.231 ndjekës potencialë. Vargu, përndryshe parametrat e veprimit të lajmit varojnë prej 42.704 deri në 138.790 ndjekës.
(Ju lusim të shqyrtoni vërrejtjen në fund të tekstit për algoritmin e Fejsbukut për llogaritjen e vargut)
Vërrejtje: Algortmi i Fejsbukut përndryshe hulumtimet në lidhje me Vargun (Organic reach) tregojnë përqindje prej 2% (për grupe më të mëdha se 500.000 ndjekës) deri në 6.5% (për grupe me më pak se 500.000 ndjekës). Për nevojat e kësaj analize është marrë vargu prej 2% deri në 6.5%. Duke marrë parasysh popullaritetin e Fejsbukut në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe numrin e profileve të regjistruara në këtë rrjet social, mund të vërtetohet se përqindja e lartëpërmendur është shumë më e afërt me 6.5% sesa me minimumin prej 2%.
Për verifikimin e vargut është përdorur mjeti CrowdTangle.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT