Në fejsbuk portalin “Misija” është publikuar fotografi nga automjeti me flamur francez në të. Komenti në fotografi citon:  Mercedesi i Grujos. Presidenti i Çekisë. Ky është flamuri i Francës. Kjo dezinformatë u transmetua dhe nga portalet Infomaks dhe Deneshen.

Zbulim i dezinformatës

Më datë 11.06.2019 në vizitë zyrtare në vend arriti kryeministri i Çekisë Andrej Babish. Kryeministri i Republikës së Çekisë në deklaratë për media theksoi se do të bëjë gjithçka që mundet, që Republika e Maqedonisë së Veriut sa më shpejt të fillojë negociatat me BE-në dhe të bëhet antare e saj.
Prap së prap, vizita nuk mundi të kalojë pa tentimin e mediave për të hedhur njollë të zezë mbi të njëjtën. Në fakt, sipas disa mediave, shërbimi për marëdhënie me publikun i kryeministrit Zoran Zaev ka bërë lëshim, duke vendosur flamurin e Francës në vend të flamurit të Repulikës së Çekisë.
Se flamuri i vendosur në automjetin e famshëm nuk është francez, por është flamur i Republikës së Çekisë mund të vërehet në  videon oficiale e cila është publikuar në web faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ironia shkon deri në atë shkallë që portali Infomaks, gjatë të njëjtës ditë publikoi tekst në lidhje me të njëjtin rast, por kësaj radhe në tekst është publikuar fotografi në të cilën mund të vërehet flamuri i Republikës së Çekisë. Kontradiktore në pafundësi.

Si përfundim, ndjejmë nevojën të kryejmë edukim me qëllim të mirë dhe të tregojmë se si duken flamujt e Francës dhe Republikës së Çekisë, thjesht për të treguar dallimin.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.