Gjuha e urrejtjes mbetet mjet komunikativ i cili shpesh përdoret në rrjetet sociale.
Milenko Nedellkovski disa herë, gjuhën e urrejtjes e përdor në fjalorin e tij e sidomos në profilet e tij në rrjetet sociale.
Në rastin konkret, ai promovon urrejtje kundër ministres Radmilla Shekerinska, duke kombinuar narracionin e tij me manipulim. Qëllimi i tij është të shkaktojë shpërndarje të fakteve të rreme për Shekerinskën, por edhe të nxitë urrejtje ndaj saj.
Nedellkovski nëpërmjet shpekulimit do të manipulojë publikun, duke e nxitur në përfundim të gabueshëm. E vërteta është se ministrja e mbrojtjes është aktive dhe prezente në scenë. Radmilla Shekerinska ditën e pavarësisë e shënoi së bashku me oficerë, ambasadorë dhe atashe për mbrojtje nga radhët a ambasadave, me të cilët së bashku hipën në Galiçicë.
Përdorimi i fjalorit vulgar dhe të dhunshëm, i plotësuar me fotografi nga e ashtuquajtura „ E enjtja e përgjakshme“ është tentim i fuqishëm për shprehje dhe drejtim të urrejtjes kah ministrja për mbrojtje.
Gjuha e urrejtjes është vepër penale dhe mund të paraqitet në Ministrinë e punëve të brendshme. Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, mund të paraqitet në departamentin për krime elektronike pranë MPB.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT