Titulli origjinal: FOTOGRAFITË LAKURIQE E ÇUAN NË QEVERI: ANA MARIJA EKSPLICITE ËSHTË KËSHILLTARE E NINA GRUPER
Komunikim joshembullor plot me nënçmim dhe seksizëm kundrejt grave, u shfaq menjëherë pas publikimit të ekipit të ministres për financa.
Onlajn portali Magazin.mk ndoqi shembullin e portaleve vistina.com.mk dhe expres.mk, për të cilat veçmë reagoi Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut me ankesa deri të Këshilli për etikë, në bazë të shqetësimit në bazë të gjinisë dhe seksit.
„Këshilltarja e ministrit të rri për financa është ish influensere. Pasi që Nina Angellovska zgjodhi këshilltaren e saj Tviter komuniteti menjëherë filloi me reagime. Madje dërguan mesazh te të rinjtë se nuk ju duhet shkollim por vetëm fotografim, sepse pozimi nëpër rrjetet sociale prap së prap sjell beneficione dhe të çon te kabineti i ministrit për financa.“ qëndron në nëntitullin e tekstit me të cilin portali Magazin e paraqet këshilltaren e rre.
Link nga publikimi: Magazin.mk
Arhiv i publikimeve: vistina.com.mk dhe expres.mk
Teksti i publikuar është tentim joprofesional për diskreditim, plot me stereotipe dhe mizogjini. Me këtë tekst, portale kontribon në krijimin e atmosferës në të cilën nënçmohet roli i grave.
Sipas nenit 10 të Kodeksit të gazetarëve: „Gazetari nuk do të krijojë në mënyrë të vetëdijshme e as do të përpunojë informata të cilat i rrezikojnë të drejtat dhe liritë njerëzore, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxitë dhunë dhe diskriminim në asnjëfarë baze (nacionale, fetare, race, gjinore, sociale, gjuhësore, orientimit seksual, politik…)“
Mediat, përfshirë dhe portalet, duhet patjetër të kuptojnë rolin serioz dhe përgjegjës që kanë në shoqëri. Ata nuk guxojnë të jenë burim i shqetësimit dhe diskreditimit publik.
Për fat të keq, as reagimi i Komitetit të Helsinkit, nuk e zgjoi profesionalizmin dhe përgjegjësinë të cilën Magazin.mk, si medium duhet ta mbrojë dhe ndërtojë.
„Në vend që të luftojnë kundër diskriminimit dhe fenomeneve negative në diskursin publik, ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribojnë në krijimin e atomosferës në të cilën përqeshet prezenca e grave në jetën publike dhe gratë në përgjithësi. Njoftimi i këtillë krijon ambient armiqësor dhe nënçmues për të gjithë gratë.
Duke komentuar pamjen e saj fizike me qëllim që të diskreditohet profesionalizmi i saj, kryejnë diskriminim kundrejt gjithë grave duke i nënçmuar aftësitë e tyre punuese.
Më së rrepti dënojmë njoftimet e këtilla dhe krijimin e teksteve dhe deklarateve të cilat grate i vendosin në pozitë të nënshtruar dhe shkelin parimin e barazisë mes burit dhe gruas.“- theksojnë në drejtimin e tyre nga Komiteti i Helsinkit, nga ku referuan ankesa deri te Këshilli për etikë dhe SHGM, por edhe deri te Komisioni për prevenim dhe mbrojtje nga diskriminimi, për të ngritur çështje.
Më herët SHGM veçmë dënoi publikimin e Ljupço Zlatev në rrjetet sociale për prokuroren Fetai.
„Gazetarët kanë përgjegjësi shumë më të madhe para publikut çdo herë kur drejtohen, qoftë ajo nëpërmjet mediave apo rrjeteve sociale. Këtejmi publikimi i gazetarit Ljupço Zlatev e publikuar në rrjetin social Fejsbuk në të cilën thotë se Prokurorja Fetai „Nuk do të mundë as të pijë nga mërzia, sepse atje në Bogovinjë i rrahin gratë që pijnë..“, mund të vlerësohet se nxitë diskriminim dhe jotolerancë në bazë gjinore dhe nacionale, përndryshe përkatësisë etnike.“- thonë nga SHGM.
Mediat duhet të ndjekin interesin e publikut, Mirëpo, gjatë kësaj duhet patjetër të respektojnë standardet e profesionit të tyre dhe të pranojnë përgjegjësinë që kanë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT