Titulli origjinal: A PO BËHET SHQIPJA E DETYRUESHME PËR FILLORET?: Dorëheqja e Petar Atanasov ka qenë edhe për shkak të shqipes së detyrueshme?
Pjesë e mediave maqedonase, një kohë të caktuar po keqpërdorin retorikën nacionaliste me qëllim që të përçajnë në bazë etnike. Narracioni më i rri përfshin “gjuhën shqipe në arsimin fillor“. Në drejtim të asaj propagande, më 25 qershor 2019 portali infomax publikoi tekst në të cilin shpekulon se dorëheqja e zëvendës ministrit të MASH, Petar Atanasovit ka qenë mes tjerash edhe për shkak të shqipes së detyrueshme.
Mediumi bazohet në shpekulimet të cilat shfaqen në rrjetet sociale.Informata e publikuar u demantua nga ana e Qeverisë, por portali Infomax në vend të tërheqë lajmin, publikoi lajm të rri me narracion të ngjajshëm.
Lajmin e transmetuan edhe media të tjera Dokaz, Republika, Skopje 1, Javno, si dhe portali Kurir dhe Netpres të cilët e tërhoqën lajmin pas demantit të Qeverisë.
Link nga publikimi: Infomax
Arhivë nga publikimet: Dokaz, Republika, Skopje 1, Javno, Kurir
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë kategorike demantoi lajmin se gjuha shqipe bëhet e detyrueshme për të gjithë nxënësit në fillore dhe se kjo është arsyeja për dorëheqjen e zëvendës ministrit Atanasov. Sipas njoftimit të qeverisë, bëhet fjalë për dezinformatë.
„Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë kategorike demanton dezinformatën se gjuha shqipe bëhet e detyrueshme për të gjithë nxinësit në fillore dhe se kjo është arsyeja për dorëheqjen e zëvendës ministrit Atanasov dhe kërkon nga portalet Infomaks, Markukule, Netpres, Kurir i Veçer të tërheqin publikimet e rreme, të kërkojnë falje nga qytetarët dhe të informojnë se kanë bërë foto montazhë me qëllim që të veprojnë në mënyrë manipulative.“ – thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ekipi i F2N2 vlerëson se shpërndarja e kësaj dezinformate është e rrezikshme dhe paraqet joseriozitet, tendencioze, si dhe punë joprofesionale. Publikimi i kësaj dezinformata është me qëllim që të nxitë përçarje të unitetit dhe të krijojë ndarje të rre në shoqërinë maqedonase.
Shpërndarja e qëllimshme e dezinformatave tregon se bëhet fjalë për propagandë të planifikuar.
Gjuhët e komuniteteve tona janë pasuri kulturore. Njohja e tyre nuk duhet të keqpërdoret në asnjë propagandë politike. Përkundrazi, njohjes së gjuhëve të nacionaliteteve, paraqet vlerë plotësuese e dijenisë dhe kulturës.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT