Portali Dokaz shpesh publikon shkrime, në të cilat me anë të titujve senzacional, tenton në mënyrë joshembullore seksualisht të diskreditojë gratë. Shkrimet e portalit janë plot me stereotipe evidente dhe narracione diskriminatore të cilat i kushtohen gjinisë femërore.
Në pjesën më të madhe të shkrimeve, titulli senzacional nuk është i verifikuar me dëshmi, gjë që është në kundërshtim me principet për njoftim gazetaresk. Jo vetëm që diskriminon, por edhe nënçmon sepse për to nuk flitet nga apsekti profesional, ose për detyrën që ato kryejnë në qeveri por për jetën e tyre private dhe seksuale në mënyrë që në sytë e njerëzve të duken si kategori tjetër.

Drejtoresha e DAP Sanja Llukarevska disa herë ka qënë viktimë e diskreditimit joshembullor mes një varg të titujve joshembullorë, diskriminues, ofendues, seksiste dhe vulgare. Shkrimet janë shkruar në stilin e thashethemeve, dhe duket se kanë për qëllim njollimin e personalitetit të Llukarevskës dhe jo të tregojnë ndonjë keqpërdorim që eventualisht ajo ka bërë.

Ekipi i F2N2 regjistroi një serial shkrimesh me përmbajtje joprofesionale, ofenduese dhe diskriminuese për drejtoreshën e DAP, Sanja Llukarevska në internet portalin Dokaz, të publikuara më datë:

11.06.201922.06.201905.06.201918.05.201913.06.201913.07.2019.

Çdo tekst në veçanti është më skandaloz se tjetri, është e dukshme se janë të shkruara në varg, si përgjigje ose hakmarrje për diçka. Një tekst është publikuar në maj, katër në korrik dhe një në qershor.

Kështu për shembull në tekstin e publikuar në muajin korrik, autori i tekstit ka futur emrin e Llukarevskës „nga qielli“. Flet për „Paradën e krenarisë“ dhe  „Sojuzin për jetë“, kurse Llukarevskën e shkruan në tekst dhe e referon si shkatërruese e familjeve, për të ciën nuk jep asnjë dëshmi.

Ngjajshëm si në tekstin e lartëpërmendur, edhe në këtë tekst në tituj jepet përshtypje tjetër për Llukarevskën, si grua e cila përparon në pozitën që mban, në mënyrë tjetër dhe jo në mënyrë të merituar.

Në tekstin tjetër jo vetëm për Llukarevskën por edhe për gra të tjera të punësuara në DAP flitet në mënyrë joshembullore se si shkuakan në punë pa mbathje, me dekolte të thellë dhe zbathur.

Edhe pse Komisioni për ankesa pranë SEMM në mbledhjen e mbajtur më  24.06.2019 solli vendim sipas të cilit portali Dokaz ka thyer Kodeksin e Gazetarëve në nenin 1, 10 dhe 11 në batë të ankesës për tekstin me titull „SANJA LLUKAREVSKA MINISTRE E FINANSAVE? DIKUSH ME TË VËRTETË NGRE ÇMIMIN ASHTU SIÇ NGRA KËMBËT“ i publikuar më 05.06.2019, ky vendim nuk pengoi pronarin e onlajn portalit Dokaz të vazhdojë me publikimet e këtilla të pashembullta, të fokusuara në diskreditimin dhe dëmtimin e reputacionit të Llukarevskës.

Nuk shohim qëllim tjetër të shkrimeve, pos njollimit pa dëshmi me qëllim që të shkatërrohet reputacioni i grave të suksesshme dhe krijim të percepcionit të gabueshëm në shoqëri se gratë nuk posedojnë mjaft aftësi për të qënë të suksesshme dhe të barabarta me burrat.

Gazetarët dhe mediat nuk guxojnë të transmetojnë informata të paverifikuara, me të cilat kërcënojnë liritë dhe të drejtat njerëzore. Shkrimet e këtilla paraqesin diskriminim gjinor, shpërndarje të mizogjinisë dhe seksizmit.

Mediat dhe gazetarët duhet patjetër të respektojnë kulturën edhe etikën në njoftimet e tyre. Kjo mënyrë e komunikimit medial është pashembullore, dhe nuk është e pranueshme për gazatarë profesionistë dhe media. Mediat patjeter duhet të respektojnë  regullat për njoftim profesional.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.