Më 23.09.2019, tinejxherja, aktiviste për mjedisin jetësorë nga Suedia, Greta Thunberg u gjet në qendrën e vëmëndjes botërore. Ajo në fjalimin e saj drejtuar liderëve botërorë në selinë e KB në Njujork i paralajmëroi dhe u bëri thirje për të vepruar dhe paralajmëruar pasojat me të cilat do të ballafaqohen gjeneratat e ardhëshme të të rinjëve, si rezultat i përgjigjes pasive të lidershipit të deritanishëm global për çështjet klimatike. Kjo shkaktoi një sërë reagimesh nga publiku, në mbarë botën. Ajo me fjalimin e saj u bë objektiv kritikash.

Edhe mediat shtetërore ruse i’u bashkangjitën valës së kritikave kundrejt Gretës. Një pjesë e mediave ruse Gretën e përdorën për të potencuar trendin e keqpërdorimit të fëmijëve aktivistë në botë.

Ria Novosti prezantoi se lideri botëror i rri i paqes premton katastrofë për Rusinë, kurse RT e akuzoi se mbjell frikë.  „Bomba Greta, vajzë autistike si armë“ është një nga titujt në mediat ruse.

Verzioni gjerman i Sputnik e prezantoi si vetëvrasje politike. Në tekst theksohet se Parlamenti Europian përdori Gretën me qëllim që të mbulojë gjojase organizatën e dyshimtë, e cila është udhëhequr për të fshehur NATO-n.

Ky narracion kundër NATO-s dhe Parlamentit Europian u përforcua edhe me „Perëndimi kundër Rusisë’, nëpërmjet: RIA Novostikp.ru ,Telekanal XvezdaDialogu RusGazetës KavkazArgumente dhe fakte dhe RT.

Shërbimi nacional rus për përkthim deri më 30.09.2019 publikoi 6 përkthime që kanë të bëjnë me Gretën. Shkrimet janë të shoqëruara me komente agresive kundër personave me autizëm.

Narracioni kundër Gretës përfshin gjithçka, madje dhe shpekulime se prindërit e saj në Suedi kanë qënë të akuzuar nga shërbimet sociale për keqpërdorim fëmijësh. Edhe kjo akuzë është vetëm pjesë e narracionit të Kremlinit kundër ngrohjes globale, zbuloi EUVSDISINFO.

As Sorosi nuk u anashkalua në narracionin e mediave ruse në njoftimin për „të shkretën“ Greta Thunberg.

Pse Kremlini frigohet nga Greta

Mediat në Kremlin te Greta dhe aktivizmi i saj gjetën teori të fortë konspiracioni. Te ajo ata gjetën mjet të fuqishëm politik kundër Rusisë dhe Kinës. Kjo teori konspiracioni është e mbështetur me dezinformata se ngrohja globale është mashtrim i Perëndimit kundër Rusisë.

Rusia dhe më herët prezantonte se mban një barrë të madhe si rezultat i marrëveshjes së Parisit. Përsëri „Perëndimi kundër Rusisë“ është në narracionin e ndryshimeve klimatike. Këtu është përfshirë dhe Greta si mjet i mafias klimatike për uljen e standardit jetësor.

Nxehja globale është konspiracion global kundër Rusisë, thekson Kremlini.

Në fakt ekzistimi i ndryshimeve klimatike është çështje e koncenzusit shkencor, vetëm një pjesë e vogël e shkencëtarëve e kundërshtojnë. Vendi po ngrohet, kurse efektet më shpesh po hasen sot. Prevenimi i ndryshimeve klimatike është një nga prioritetet kryesore të BE-së.

Për këtë shkak Greta u bë sfidë. Ajo nuk i respekton stereotipet për një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Greta u bë objektiv, sepse ajo është fytyrë e lëvizjes masive botërore, kurse mediat e Kremlinit këtë nuk mund ta pranojnë. Ajo shpejt shkakton reagime dhe mund të nxitë protesta të fuqishme. Nësë Kremlini e pranon këtë, ekziston rrezik që qytetarët rusë të kuptojnë pse u vodh e drejta për protestë të qetë të udhëhequr nga grua.

Për këto shkaqe mediat e Kremlinit e paraqesin si vajzë të sëmurë e cila është budallaqe aq sa është naive. Me këtë narracion tentojnë të vënë në kontroll efektin e saj në publik.

Ata nuk janë të vetmit në shqetësimin të cilin e shkaktoi aktivistja e rre suedeze. Mirëpo, për dallim nga të tjerët të cilët u ankuanа, mediat në Kremlin fuqishëm janë përkushtuar në gjetjen e kospiracionit kundër Gretës dhe aktivizmit të saj. Ajo është prezantuar si mjet eko fashist, global dhe i famshëm kundër Rusisë dhe Kinës, e krijuar nga gjigandët e gjelbërt energjetik për të qënë goja e tyre para publikut, përderisa njëkohësisht është viktimë e keqpërdorimit fëmijëror.

 

Edhe mediat maqedonase ndoqën narracionin për Gretën: nga lider global klimatik deri në fëmijë i manipuluar

Mesazhi i Greta Thunberg, mirëpo edhe dilemat për aftësitë e saj nga aspekti i faktit që është fëmijë, u shfaqën në mediat maqedonase. Edhe në vend ajo u bë objektiv i reagimeve të fuqishme, si nga mediat maqedonase ashtu edhe nga persona të njohur për publikun.

Analizat e F2N2 tregojnë se nuk ekziston njëanshmëri në paraqitjen e figurës së saj nëpër media. Nga mahnitje për fjalimin e saj e deri në mohim të aftësive të saj si fëmijë i manipuluar – këto janë narracionet të cilat shfaqen.

Nga njëra anë janë mediat të cilat transmetojnë fjalimin e saj, duke theksuar fuqinë emocionale dhe mesazhin e fuqishëm shoqëror të fjalimit të saj, i cili duhet të prekë botën globalisht:

„ Aktivistja e mitur Greta Thunberg u drejtohet liderëve botërorë: “Nëse na tradhëtoni, gjenerata ime nuk do t’ua falë kurrë“ është narracioni më i shpeshtë të cilin ndoqën një pjesë e madhe e mediaveMIATelmaRadio MOFShtypi i lirëPlusinfoKajganaVecer pressLider,Nezavisen dhe media të tjera.

Për efektin Greta shkruan dhe OffnetSipas analizës së tyre, ajo nxiti apetitin e të rinjëve për ndryshime, mirëpo vetëdijësoi dhe redaktorët për të kushtuar më shumë vëmendje në klimën si temë.

Ky nuk ishte narracioni i vetëm për Gretën në mediat maqedonase. Një pjesë e tyre me vëmendje ndoqën dhe transmetuan ofendimet ndaj Gretës. Kështu Republika transmetoi qëndrimin e „Foks Njuz”: Thunberg është vajzë suedeze mentalisht e sëmurë, figurë nga horror film.

Rusija Bejond transmetoi qëndrimin e presidentit Putin, i cili nuk shpreh entuziazmin e botës për Gretën.

„ Sipas mendimit të Putin, askush nuk i ka shpjeguar Gretës se „bota moderne është e komplikuar dhe e llojllojshme, se shpejt po zhvillohet dhe se njerëzit në Afrikë ose në shumë vende aziatke duan të jetojnë në nivelin e njëjtë të mirëqenies siç jetohet në Suedi“.

„Dhe si mund të arrihet kjo? Duhet të nxiten sot që të përdorin energjinë e Diellit, të cilin në Afrikës e ka mjaftueshëm. Vallë dikush i ka shpjeguar se sa kushton kjo?“, ka pyetur presidenti rus. Ai shtoi se duhet të mbështeten idetë për zhvillim të burimeve të rinovueshme të energjisë, mirëpo duhet të fillohet nga faktet reale.“- transmetoi Russia Beyond  nëpërmjet përfaqësuesisë së saj në vend, duke u bazuar në fjalimin e Putinit.

Qëndrimin e Putinit për Gretën, e transmetoi edhe Nova Makedonija:

„Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se nuk shpreh entuziazëm në lidhje me fjalimin e aktivistes suedeze për mbrojtjen e mjedisit jetësor Greta Thunberg në Kombet e bashkuara. Ai ka dënuar, siç ka thënë, përdorimin e fëmijëve dhe tinejxherëve në realizimin e interesave të huaja.“-shkruan Nova Makedonija.

Kolumnistja e Lider, Gretën e prezanton si fëmijë të instrumentalizuar:

„Greta është simbol, mirëpo jo në luftën kundër ndryshimeve klimatike, ajo është simpol i fuqisë së mediave dhe makinerive të cilat Gretën e panë si projekt të tyre për të përfitime të mëdha parash.“

Kurir transmetoi se si duket Greta, pa pasur „fjalim të përgatitur“:

Greta është projekt i fuqive të mëdha dhe se vetë nuk do të kishte kapacitet të bartë peshën e promovimit global të ideve të saj.

As presidenti amerikan Tramp nuk mbeti imun në lidhje me Greta Thunberg, ai nëpërmjet tviterit në tentim për të qënë humoristik nxiti reagime të rrepta në shumë media. Kështu për shembull, tviti i tij në lidhje me Gretën: “Ajo duket si një vajzë e rre e lumtur e cila i gëzohet së ardhmes së bukur dhe vezulluese. Sa bukur për tu parë!„ nxiti reagime të rrepta serioze nga mediat, si për shembull  VOXForbesIndependentHuffpost dhe shumë të tjera. Përfundimi i përbashkët për këtë sipas tyre, tvit mjaft ofendues dhe sarkastik është se presidenti i SHBA-ve ka tejkaluar kufijtë kur bëhet fjalë për vazjë e cila lufton për të mirën e shoqërisë.

Duke pasur parasysh shkrimet më lartë, mbisundon përshtypja se, edhe pse ekzistojnë përjashtime, prap së prap lojtarët e mëdhenj botëror, siç duket akoma nuk janë të pregatitur thelbësisht të ballafaqohen me thuajse armikun më të madh të planetit dhe njerëzimit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.