EU në luftë me burimet ruse të dezinformatave
Dezinformatata të shpërndara nga grupet ruse nëpërmjet portaleve, web sajte, mediat sociale, ndikonin fuqishëm mbi zgjedhjet në parlametin Europian, dëshmojnë analistët nga komision Europian dhe shërbimi diplomatik të unionit Europian.
Qëllimet e këtyre taktikave digjitale të krijuara në mënyrë të veçantë janë që të minohet legjitimitetit demokratik i bashkimit Europian dhe të nxitet mllef te publiku. Këto përfundime theksohen në raportin e fundit të komisionit Europian që e pregatiti Briseli pas zgjedhjeve.
„Dëshmitë përmbajnë aktivitete të vazhdueshme të plasimit të dezinformatave nga burime ruse që të zvogëlojnë daljen në zgjedhje dhe ndikojnë në vendimin e votuesve“, shkruan në raport.
Dezinformatat kanë të bëjnë me më shumë çështje, që nga rënimi i kapacitetit demokratik të bashkimit Europian, deri te keqpërdorimi dhe nxitja e debateve publike të mllefshme në temën e migrantëve dhe suverenitetit.
Gishti tregues kah „burimet ruse“
Drejtimi i gishtit kah „burimet ruse“ është përjashtim, dhe kjo tregon për seriozitetin e problemit me të cilin përballohet Unioni, nëse meret parasysh sa BE-ja është e kujdesshme në drejtimin e vendeve të huaja kur komenton publikisht ose bën raporte publike.
Në njoftimin e Komisionit Europian nga 14 qershori i vitit 2019, përmbahen rezultatet nga lufta e BE-së me dezinformatat. Qëndron se Bashkimi Europian ka ndërmara aksion të përgjithshëm dhe të kordinuar për mbrojte të, siç thuanë, vlerave europiane dhe të drejtave fundamentale.
Në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së Lartë të BE për politikë të jashtme Federika Mogenirini, nënkryetari i tregut të vetëm digjital të BE , Andrus Asip, komesa për të drejta, të drejta konsumatore dhe barazisë gjinore Vera Jurova, komesari për mbrojtje të bashkimit Xhulijan King dhe komesari për ekonomi digjitale dhe shoqëri Marija Gabriell qëndron: „Dalja rekorde në zgjedhjet e parlamentin Europian është dëshmi për rritjen e interesit të qytetarëve për demokracinë europiane.
Jemi të bindur se aktivitetet tona dhe mundi kontribuan për kufizimin e ndikimit të dezinformatave, përfshirë edhe ato nga faktorët e jashtëm. Mirëpo, gjithsesi mbetet edhe shumë për të bërë. Zhgjedhjet nuk mbetën të paprekura nga dezinformatat dhe këtë nuk duhet ta pranojmë si normale. Para zgjedhjeve pamë dëshmi për sjellje joautentike të kordinuar për shpërndarje të materialeve të rreme të onlajn platformave, përshfirë dhe tendencë për shpërndarje nëpërmjet botëve dhe profileve të rreme. Platformat onlajn kanë përgjegjësi të përballen me këto dezinformata, kurse për të do të fitojnë dhe mbështetjen tonë “.
Mirëpo, reagimi i BE është i fundit në vërejtjet për Kremlinin, sepse Rusija vlersësohet si përgjegjëse për sulm digjital të institucioneve ndërkombëtare në Hag vitin e kaluar, kurse kishte dhe dyshim serioz mes vendeve perëndimore se Rusija qëndron pas hakimit të misionit diplomatik të BE në Moskë, incidend i cili u zbardh para 10 ditësh.
Shumë grupe vendase dhe politikanë gjithashtu u shërbyen ose më mirë thënë i huazuan taktikat e burimeve ruse duke shpërndarë dezinformata në lidhje me zgjedhjet europiane në rrjetet sociale, shkruan në rapotrin e Briselit. Me qëllim që të bëhet përçarje dhe të promovohen qëndrimet ekstreme të politikanëve të caktuar dhe grupeve politike në debate publike para zgjedhjeve.
BE mobiliziohet kundër lajmeve të rreme
Si dhe vallë kanë ndikuar këto kampanje digjitale të shpërndarjes së lajmeve të rreme mbi zgjedhjet dhe mbi votuesit është herët për të thënë, por edhe ky aspekt duhet të hulumtohet.
„Duke marrë parasysh natyrën e aktiviteteve për shpërndarjen e dezinformatave, dhe vështirësitë e hulumtuesve të pavarur të kenë qasje në të dhëna relevante të këtyre platformave, do të jetë e nevojshme më shumë kohë për të caktuar notë, përfundim, për atë se në cilën pjesë dhe sa ndikuan këto kampanja. Për këtë janë të nevojshme tentime të përbashkëta nga të gjithë, shoqërinë civile, akademitë, onlajn platformat, hulumtuesit, gazetarët, qeveria dhe personat publik“, shkruan në raportin e Briselit.
Ritja e vetëdijes publike i vështirëson tentimet dhe rezultatet e atyre që duan të manipulojnë me debatet publike, për këtë shkak BE-ja thekson katër pika në të cilat fokusohet kjo luftë:
Përfrocim i kapaciteteve për indentifikim dhe luftë me informatat e rreme, nëpërmjet njësisë Speciale për komunikata Strategjike dhe sistemit për alarmim të shpejtë dhe komunikim mes vendeve antare dhe institucioneve të BE
Bashkpunim me onlajn platformat dhe industritë digjitale për rritje të transparencës së onlajn shërbimeve.
Komisioni për bashkpunim me parlamentin Europian të ndërmarë aktivitetet për ritjen e rezistencës kundër dezinformatave dhe rritja e vetëdijes të qytetarëve nëpërmjet programeve të ndryshme për edukim medial.
Komisioni jep mbështetje të vendeve antare duhet të sigurojnë zgjedhje të sigurta nëpërmjet implementimit të regullave të Be për sisteme demokratike dhe zhvillim të rrjeteve zgjedhore në nivel nacional dhe europian të cilat do të jenë të lidhura me sistemin për paralajmërim të shpejtë dhe rritjen e bashkpunimit për rrezik të mundshëm.
Lufta vazhdon
Mirëpo, kjo është luftë e gjatë dhe e vështirë. Dezinformatat dhe grupet të cilat i shpërndajnë shkëmbejnë ide dhe strategji, shpesh herë edhe pa kordinim direkt, dhe për këtë shkak është thuajse e pamundur të lidhet një onlajn kampanjë me tjetër, akoma më vështirë të zbulohet prej ku burron idea për atë kampanjë.
„Dezinformatat dhe kampanjat për shpërndarje të lajmeve të rreme janë të krijuara aq mençur dhe në mënyrë subtile duke u fokusuar në pyetje të cilat më së shumti ka interes publiku dhe votuesit.“, thotë Klo Koliver, i cila drejton njësinë për hulumtim digjital në Institutin për dijalog strategjik në Londër, i cili merret me ekstremizmin në mediat digjitale dhe morri pjesë në përgatitjen e raportin të BE.
„Këto grupe janë mjaftë efikase dhe është thuajse e pamundur të zbulet prej ku burojnë taktikat dhe idetë e tyre“.
Për shkak të shqetësimeve se rrjetet sociale nuk bëjnë mjaft edhe pas përpjekjeve për luftë me ekstremizmin digjital, Facebook shkoi dhe më larg. Në kohën e zgjedhjeve europiane u krijua e ashtuquajtura „dhoma e luftës“ në selinë e tyre në Dablin me qëllim që të përballet me shpërndarjen e lajmeve të rreme.
Lufta është e gjatë, thuan analistët. Cilat masa duhet të merren është e qartë. Gjithsesi si përfundim në raportin e bashkimit Europian qëndron se do të hulumtohen onlajn platformat dhe mënyra e qasjes dhe veprimit. Pra nësë rezultatet nga këto hulumtime dëshmojnë se prap së prap në mediat sociale nuk ka kontrollë të mjaftoeshte mbi ekstremizmin dhe lajmeve të rreme, atëherë nuk përjashtohet dhe „ndërmarja e masave nga natyra regullatore“, shkruan Brisel.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT