PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: RUSIA NJË HAP DREJT VAKSINËS PËR KOVID? Do të dozohet si produkt qumështor! Ja pse!

 

Portali mkdpress.site publikoi tekst me titull RUSIA NJË HAP DREJT VAKSINËS PËR KOVID? Do të dozohet si produkt qumështor! Ja pse! Vetë titulli tregon se njofton ardhjen e vaksinës kundër koronavirusit për kohë të shkurtë, Rusia gjoja se është shumë afër në zbulimin e vaksinës.

Por në përmbajtjen e tekstit nuk shpjegohet se sa zgjat kjo periudhë kohore “një hap afër vaksinës”.

Në tekst thuhet se shkencëtarët rusë punojnë në zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit të cilën njerëzit do ta pranojnë jo në formë të injektimit, por si produkt qumështor. Përkatësisht sipas deklaratës të nënkryetarit të Akademisë shkencore ruse, Vladimir Çekonin, për vaksinë kundër koronavirusit punojnë shkencëtarë nga Instituti për mjekësi eksperimentale në Sankt Petersburg dhe bëhet fjalë për vaksinë e cila do të pranohet nëpërmjet mukozës, përndryshe në mënyrë orale.Link nga teksti origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Deri më tani OSHB numëron 123 vaksina të cilat janë lëndë e evaluimit paraklinik, kurse në fazën e evaluimit klinik përndryshe testimit janë vetëm 10 vaksina nga të cilat 5 janë nga Kina3 nga SHBA, dhe nga 1 nga Gjermania dhe Anglia. Rusia nuk është në këtë listë!

Vaksinat ruse të cilat janë 10 në numër gjenden në fazën e testimit paraklinik, kurse kjo fazë nuk domethënë „afër vaksinës“. Përderisa testimi paraklinik paraqet hulumtim laboratorik dhe testim vetëm në kafshë eksperimentale, e cila përshtatet në çështjet bazë në lidhje me sigurinë e ilaçit dhe nuk përfshin testimin në njerëz, hulumtimi klinik është faza e studimeve dhe hulumtimeve që bëhen te njerëzit. Procesi i zhvillimit të një ilaçi ose vaksine në gjithë fazat është shpjeguar nga Agjencioni Amerikan për Ushqim dhe Ilaçe.


Ilaçe dhe vaksina ruse kundër koronavirusit ka që kur u shfaq virusi. Por fatkeqësisht e vërteta është ndryshe. Akoma nuk ekziston ilaç apo vaksinë kundër Kovid-19.

Pretendimi se Rusia është afër zbulimit të vaksinës apo ilaçit nuk është i rri. Tekste me përmbajtje të këtilla ku lartësohet mjekësia ruse publikohen që në fillim të pandemisë. Ekipi i F2N2 veçmë ka shkruar për disa prej tyre me titujt në vijim:  ENDE NUK KA ILAÇ PËR KORONA, PËR KORONËN NUK KA ILAÇ NË FARMACIHELIUMI DHE OKSIGJENI PËRDOREN PËR MJEKIMIN E ASTMËS ME VITE, NUK ËSHTË ZBULIM RUS.dhe AS RUSIA DHE AS VENDE TË TJERA NUK POSEDOJNË VAKSINË PËR KORONAVIRUSIN.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.