Titulli origjinal: Pulmonologu i njohur rus nuk i dërgon rastet më të vështira në respirator, por i kuron me metodën e tij!
Portali Standard ka publikuar tekst me të cilin pretendon se mjekët rusë po përdorin një metodë të re alternative për të trajtuar pacientët të infektuar më rëndë me Covid-19. Citohet dr. Alexander Grigorieviç Çuçalin, një mjek në Rusi që kuron pacientët e tij me helium dhe oksigjen në vend që t’i vendoste ata në respirator. Thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin tashmë është informuar për këtë shpikje.Në tekstin e publikuar në mënyrë të përsëritur është theksuar se ishte një shpikje ose zbulim rus.
Kurimi me helium dhe oksigjen nuk është një shpikje e shkencëtarëve rusë dhe Rusisë. Për këtë ekzistojnë dhjetëra argumente dhe shembuj për shtete të tjera që e përdorin atë tashmë dhe madje kanë aparat (pajisje) me këtë kombinim që përdoret për të sëmurët me astmë.
Nëse kërkoni vetë informacion në lidhje me këtë kombinim të oksigjenit dhe heliumit në Google Scholar, shumica e teksteve që do të shfaqen në ekranin tuaj kanë të bëjnë me trajtimin e të sëmurëve nga astma. Por ajo që është edhe më e qartë është se në këtë kërkim të punimeve shkencore mund të gjeni hulumtime madje nga viti 1935, që do të thotë se kjo është një metodë e vjetër mjekësore që përdoret për të trajtuar problemet e frymëmarrjes, dhe nuk është një shpikje e tanishme e ndonjë mjeku rus. Ne nuk do të hyjmë në efektivitetin e kësaj metode sepse ende nuk ka ndonjë hulumtim të saktë që vërteton aspektet pozitive ose negative.
Tashmë ekziston një aparat për trajtimin e astmës me oksigjen dhe helium
Hulumtuesit në Universitetin e Arizonës tashmë kanë dizajnuar tashmë një pajisje që funksionon në kombinim të heliumit dhe oksigjenit për të trajtuar astmën, e cila mund të ndihmojë edhe në luftën me koronavirusin.
Publikimi i këtij zbulimi është një muaj para para propagandës ruse se ata kishin zbuluar një kombinim që ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes.
Edhe në Kanada veçmë kombinimi i heliumit dhe oksigjenit është përdorur për të trajtuar pacientët me koronavirus. Aty përdoret një metodë interesante për të lehtësuar frymëmarrjen e pacientit. Siç mund ta shihni nga video, qesja mbushet me helium dhe oksigjen, i cili më pas thithet nga pacienti me një tub.
Informacionin që mjekët rusë kanë zbuluar një metodë të re për trajtimin e problemeve të frymëmarrjes në rastet e rënda të koronavirusit janë marrë nga portalet serbe Novosti.rs, Alo.rs dhe Intermagazin.rs, të cilat kanë një sfond të dyshimtë, për këtë shkak, ky tekst i cili më pas është transmetuar nga një portal i Maqedonisë së Veriut duhet të merret me një dozë rezervë dhe jo si një “fitore e mjekësisë në Rusi” sepse thjesht nuk është kështu.
Gjithësesi, duhet të theksohet se ky lloj i mjekimit të sëmundjeve respiratore me helium dhe oksigjen, akoma nuk ka përdorim të gjërë për mjekimin e pacientëve të sëmurë me KOVID-19, sepse i njëjti është akoma në fazë eksperimentale.
Nuk diskutohet se po bëhen përpjekje edhe në Rusi për të vendosur masa alternative për trajtimin e koronavirusit, por është gabim t’i atribuohen zbulime të pretenduara që bota tashmë i njeh dhe madje i përdor të sëmundjeve respiratore.
Gjithmonë kur të lexoni tekste me tituj dhe fjalë të tilla senzacionale, kërkoni edhe një burim tjetër dhe lexoni qasje të ndryshme që do t’ju ndihmojnë të arrini tek e vërteta. Mos lejoni që një tekst propagandistik t’ju mashtrojë.
Dhe po, kontrolloni përpara se të shpërndani.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT