Në vetëm disa ditë para festës më të madhe kombëtare Ilinden, facebook profili me emrin Kristian Jadrioski ka shpërndarë postim që është dezinformatë, kurse është e lidhur me këndimin e himnit me rastin e festës. Tekstin ua përçojmë në formën origjinale:
Ky është Marko. I kanë telefonuar nga bordi organizativ Marko-s, që ta këndoj himnin me rastin e festës së Ilindenit në festën në fshatin heroik Smilevo. Megjithatë këtu ka pasur edhe një kërkesë shtesë. Thënë për shkak të prezencës së delegacionit bullgar në organizimin, prej Markos është kërkuar të mos e këndoje strofën ku përmenden Goce Delçev, Pitu Guli, Dame Gruev dhe Sandanski. Këtu për Markon ka mbaruar biseda, u ka thënë që të kërkojnë këngëtar tjetër, sepse ai ashtu lloj himni nuk do të këndojë. Epo Marko… Epo Marko…
Ah bre fëmij maqedonas bre…
Hallall të qoftë qumështi që e ke thithur more trim.
Qofsh me shëndet e me nder.
Pa kurrfarë provash për këtë, autori i postimit shkruan se prej Markos është kërkuar që ta këndojë himnin, por ta heqë strofën ku përmenden emrat e Goce Delçev, Pitu Guli, Dame Gruev dhe Jane Sandanski për shkak të prezencës të delegacionit bullgar.
Dezinformata deri në momentin e shkrimit të artikullit tonë ka 4700 emotikone, 73 komente dhe 606 shpërndarje. Këto numra na vënë në dije se dezinformata, për fat të keq, ka mashtruar një numër të madh të përdoruesve të rrjetit social Facebook.
Dezinformatën oficialisht e mohoi edhe Komuna e Demir Hisarit, komunë nën të cilën bie fshati i njohur Smilevo. Pjesë nga mohimi i tyre thotë:
Himni do të performohet në verzionin zyrtar dhe të plotë. I ftojmë qytetarët të vijnë dhe së bashku të tregojmë se jemi më të forte se të gjithë ata të cilët me këto lloje informata keqdashëse e prishin traditën tonë dhe festën tone të shejntë e të përbashkët Ilinden.
Për dallim nga shpërndarja e dezinformatës, në rrjetet sociale dhe portalet të cilat shpërndajnë lajme të rrejshme nuk transmetohet mohimi zyrtar i lajmit të rremë.
Himni është temë e dezinformatave në periudhën e fundit. Duke filluar nga ndryshimi i pretenduar i himnit me Marrëveshjen e Prespës, mosinterpretimi gjatë vizitës të ish kryeministrit grek Aleksis Cipras, interpretimi i gabuar nga ana e Tamara Todevska, dhe deri më sot me kërkimin e pretenduar nga ana e organizatorëve që të hiqet një pjesë e himnit.
Himni në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk mund të interpretohet në asnjë mënyrë tjetër përveq asaj që është e paraparë me Ligj.
Portalet të cilat e shpërndanë këtë dezinformatë janë: Markukule, Signal, Ekspres, Vecer, Skopje1, Republika, DokazM, Infomaks, 365, Kurir (portali Kurir e ka fshirë postimin për arsye të panjohura për ne).
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT