Dy komedian rus Vladimir Kuzencov- Vovan i Aleksej Stolarov-Leksus në serijat e mashtrimeve telefonike të disa politikanëve botëror e kanë mashtruar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Në prill të këtij viti, Vovan i Leksus i kanë telefonuar Haradinajt në emër të kryetarit të mëparshëm ukrainas, Petro Poroshenko. Poroshenkoja i rremë i ofron Haradinajt pranimin e Kosovës nga ana e Ukrainës, kurse për kthim kërkon mbështetje publike nga ana e kryeministrit kosovar për kandidatin e tyre imagjinar për kryetar në zgjedhjet në Ukrainë, Vovan Leksusov.
Haradinaj ra në mashtrimin e tyre dhe në rrjetin social Twitter pasoi turp publik.
“Pranksterat e Kremlinit”
Një nga të parët i cili e kuptoi që Haradinaj është viktimë më e re e pranksterave rus ishe gazetari i The Guardian, Shaun Walker. Ai postoi në Twitter se Haradinaj me siguri është viktimë e pranksterave të Kremlinit
Së shpejti pas postimit, twitti i Haradinajt u bë viral, i cili u fshi menjëher pastaj kur qeveria e Kosovës e kuptoi që bëhej fjalë për mashtrim.
Biseda e shpërndarë nga Russia 24
Për dallim nga bisedat e tjera të pranksterave rus me politikan botëror, biseda me Haradinaj nuk ndodhet në kanalin e tyre në Youtube. Megjithatë disa pjesë të bisedës para disa ditëve u postuan nga televizioni rus Russia 24.
“Shpresoj që gjithçka do të jetë mire për ju dhe unë jam I gëzuar që mundem tju uroj fat për të dielën. Kjo është shumë me rëndësi për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, I thot Haradinaj pranksterit rus duke menduar se flet me Poroshenko-n.
“Po, dhe mendoj se pas fitores, un do ta pranoj Kosovën si shtet të panvarur” i përgjigjet Poroshenkoja i shtirur, i cili gjithashtu nga kryeministri kosovar kërkon mbështetje publike nga Haradinaj për “kandidatin” e tij. Me siguri pas kësaj bisede ka vijuar edhe twitti i ngathët i Ramush Haradinaj.
Prapavia politike
Haradinaj nga shtatori i 2017 është kryeministër i Kosovës, kurse më parë kishte mjaft probleme me gjyqin në Hagë për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i UÇK-së. Si kryeministër u bë mjaft i diskutueshëm për faktorin ndërkombëtar për shkak të tarifës doganore prej 100% të vendosur për produktet sërbe që hynin në Kosovë. Interesante është se nga periudha kur është lajmëruar tarifa kosovare, deri te “tallja” e pranksterave rus, ndodhin dy takime në mes kryetarit sërb dhe ati rus, Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putin, një në Moskë dhe një në Beograd.
Kosova sigurisht që ishte një nga temat për të cilat është folur në këto takime, kurse gjatë vizitës së Putinit në Beograd publikisht e kritikonte Kosovën për “provokimet”, për shkak të vendimit kosoar për të formuar ushtri.
Tregimet sbro-ruse për Shqipërinë e Madhe
Autoritet ruse në disa vitet e fundit shumë shpesh, prej asgjëkundi hedhin tezën për njëfarë “Shqipërie të Madhe” e cila sipas tyre po përgaditet me ndihmën e perëndimit. Ato deklarata nga diplomata ruse vijnë nga viti 2017 dhe këndej. Gjithashtu, në 18 prill të këtij viti, dy ditë para telefonatës të pranksterave rus me Haradinaj, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë nëpërmjet të deklaratës e kritikoi perëndimin se “i mbyll sytë para hapave konkrete për Shqipërinë e Madhe në Ballkan”. Një ditë më vonë deklarata e MPJ ruse ishte e shpërndarë në mediumet sërbe me titull “Intenzivisht formohet Shqipëria e Madhe!Moska paralajmëron”.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT