Inçizimi i humoristëve rus me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, krijoi turbulencë serioze politike, jo vetëm në Shkup por edhe në rajon. Opozita në Shqipëri madje ditën e nesërme pas publikimit të bisedës, doli me konferencë duke kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Edi Rama për gjoja pajtueshmëri për ndarjen e Kosovës pasi që këto indikacione gjoja dalin nga biseda e Zaevit me humoristët. Gjithë kjo situatë duket normale në pamje të parë dhe në kuadër të përplasjeje ditore politike mes pushtetit dhe opozitës, derisa nuk e vendosim para vetes fotografinë më të gjërë të prapavisë politike gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri.
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë vitit të kaluar u ballafaqua me akuza serioze se ka marrë një shumë të madhe parash të dyshitma nga burim rus.
Gazeta amerikane Mother Jones ka publikuar një hulumtim në mars të vitit 2018 që e kanë realizuar tre gazetarë. Hulumtimi zbuloi se Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka paguar 675 000 dollarë amerikan një kompanie amerikane për lobim që është e themeluar nga Nikollas Mazin, për tua siguruar një fotografim të shkurtër me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë krizës politike dhe para zgjedhjeve në Shqipëri. Një pjeë e kontratës është paguar nga kompania Biniatta Trade, e formuar nga dy kompani “off shore” nga Belize.
Hulumtimi i gazetës Mother Jones tregon se pas zinxhirit të firmave themeluese të Biniatta Trade qëndrojnë dy shtetas rus, Evgenij Sheremetjev dhe Konstantin Ferulev.
Dyshimet u rritën kur u zbuluar se këto para ishin fshehur, pra nuk ishin deklaruar tek Komisioni Qendror Zgjedhor në Shqipëri, për çka edhe ishte ngritur një procedurë zyrtare hetimore kundër Bashës.
Lufta kundër Sorosit dhe “disa ambasadave”
Pas publikimit të bisedës së Zaevit me humoristët, në koordinim me partinë e Bashës, reagoi edhe partia e tretë për nga madhësia në Shqipëri, Lidhja Socialiste për Integrim. Kjo parti është themeluar nga presidenti aktual Ilir Meta ndërsa për momentin po udhëhiqet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Pikërisht presidenti Ilir Meta para disa ditësh, menjëherë pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri, në një konferencë për media u shpalli luftë siç u tha “disa ambasadave” dhe organizatave të mbështetura nga Xhorxh Soros. Ai e akuzoi Sorosin dhe disa dilomatë të huaj për komplot kundër Shqipërisë dhe për shtet paralel të cilën e quajti Deep State. Ai poashtu u kërcënua se “nuk është Gruevski”, dhe se të huajt nuk do të mund të ballafaqohen me të lehtë.
Protesta të dhunshme dhe bojkot në periudhë kyçe për eurointegrimet
Pikërisht këto dy parti opozitare, PD e Lulzim Bashës dhe LSI e Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Ilir Metës, janë prijësit e protestasve të dhunshme të cilat po zgjasin tashmë disa muaj me radhë në Shqipëri. Të dy partitë poashtu i bojkotuan edhe zgjedhjet lokale të mbajtura më 30 qershor të këtij viti, ndërsa Ilir Meta nga pozita e presidentit tentoi që ti shtyjë për në tetor.
Kjo krizë e thellë në Shqipëri ka filluar disa muaj para publikimit të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Shqipërisë, në kohë kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin datë për fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian në një pako të përbashkët. Siç dihet tashmë, vendimi si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë është shtyrë për në tetor. Ndërsa presidenti Ilir Meta ka paralajmërua se do të angazhohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje të reja lokale, pikërisht më 13 tetor të këtij viti.
Inçizimi rus si inspirim
Duke marrë parasysh të gjithë faktet e lartëpërmendura për relacionet politike në Shqipëri, reagimi ekspres i opozitës shqiptarë për inçizimin rus nuk duket aspak i rastësishëm. Edhe pse është shumë e vështirë që të dëshmohet se ekziston koordinim i veprimeve të Moskës zyrtare me marionetat eventuale ballkanike, është e qartë se edhe inçizimi edhe paratë e pista të opozitës shqiptare e kanë një burim të përbashkët – Rusinë.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT