Mënyra se si telefonatat e reja të përgjuara arritën në rrjetet sociale të Maqedonisë së Veriut nga VKontakte ruse

Me 19 prill, mediat raportuan se katër biseda të reja të përgjuara janë publikuar në VK. VK është shkurtesë e emrit original – VKontakte, që në rusisht do të thotë “NëKontakt”. VK është një rrjet social rus dhe shërbim i rrjeteve sociale me seli në Shën Petersburg.

Burimi primar i telefonatave të përgjuara është  profili i VK “Ilija Gromovnik”.

 

Të dhënat publike për këtë profil janë si në vijim – fotografia e profilit është përditësuar me 18 prill (ditën kur u publikuan bisedat e përgjuara), në ora 13:08; pretendon se qyteti aktual është Shkupi dhe ka një numër të vogël të ndjekësve.

Llogaria e parë që bëri tweet me linkun e këtij profili VK në Twitter ishte Ljupco Palevski:

Kur Ljupco Palevski bëri tweet këtë – në ora 15:04, ai rekomandoi se bëhet fjalë për një përmbajtje ekskluzive. Linku u shpërnda direkt nga VK.

Llogaria e parë në Facebook në Maqedoninë e Veriut që e postoi linkun e këtij VK profili ishte Treta Politika, në ora 15:38.

Me 4 prill të këtij viti, në një eveniment të hapur në Prilep, u transmetua një nga katër bisedat e përgjuara.  Tre persona u thirrën në stacion policor nën dyshimin e arsyeshëm për vepër penale të kryer “përgjime të paautorizuara dhe audio rekordim”, që është vepër e dënueshme në përputhje me Nenin 151, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Kjo përforcon faktin se Treta Politika ishin ndoshta të parët që i kanë marrë përgjimet, për të cilat ata fillimisht shkruan në Facebook.

Ljupco Palevski është poashtu mik në Facebook me një llogari të quajtur “Ilija Gromovnik”.

Sikurse edhe në VK llogarinë –Ilija Gromovnik pretendon të jetë i vendosur në Shkup.

Llogaria duket të jetë aktivizuar fillimisht në gusht të vitit 2018 – dhe që atëherë ka postuar materiale, duke përfshirë propagandë anti-NATO.

“Like”-et të kësaj llogarie Facebook-u shfaqin material të ngjashme dhe përfshijnë faqen e Facebook-ut të partisë Treta Politika.

Ilija Gromovnik poashtu ka bërë“like” fotografitë e Palevskit të Facebook.

VK ngarkuesi, i cili mund të jetë entitet i ndryshëm nga llogaria e mësipërme e Facebook-ut, duket poashtu se ka kanal në Youtube të hapur me 16 prill. Një numër i audio inçizimeve të bisedave janë publikuar aty, dhe fakt është se në Youtube janë postuar gjashtë audio inçizime, jo katër, siç u raportua më parë. Megjithatë, dy audio inçizimet tjera nuk u shpërndanë në VK profilin e Ilija Gromovnik.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.