PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Një nga mënyrat më të shpeshta për manipulim me opinionin publik është nëpërmjet krijim të panikut dhe frikës. Kjo ndodhi me gjojase rrjedhjen e kemikaleve toksike nga fabrika „Ohis“ më 08.11.2019.

Portali „Dosie“ publikoi tekst për gjojase, gjendje shumë të rrezikshme në Ohis e cila është e rrezikshme për jetën e qytetarëve të Shkupit. Portali transmetonte fakte të tmerrshme për gjojase rrjedhjen e kemikaleve të cilat shkaktojnë verbëri te qytetarët. Kishte dhe infromata të llojit se qytetarët nga rrethana kanë filluar të ndjenë pasojat. Ekziston dhe pjesë ku thuhet se dy persona nga fabrika janë larguar me Ndihmën e shpejtë.

Portali „Dokaz“ ka shkruar se  kemikalet kanë rrjedhur pakontrollë, ,por edhe cekin se institucinoet nuk janë në disponim të japin shpjegim dhe të paralajmërojnë qytetarët, edhe pse bëhet fjalë për materie toskike e cila mund të shkaktojë vdekje.

Portali „Infomaks“ akuzonte qeverinë se po fshehin, që veçmë tre ditë po përballen me aksidentin dhe se nuk kanë evakuhuar qytetarët.

Tekst të ngjajshëm publikoi dhe „Kurir“. Krijon panikë se kemikalet toksike të cilat gjojase kanë rrjedhur, mund të shkaktojnë edhe vdekje.

FAKT/E

Këto tekste paraqesin spinim, sepse institucionet kompetente menjëherë dolën me informatë se nuk ka rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve nga rrjedhja e ujit me të cilin janë pastruar materiet toksike. Ka rrjedhur uji, dhe jo materiet toksike.

„Ka rrjedhur uji nga cisterna në të cilën më herët është skladuar metil akrilat monomer. Pasi që është zbrazur cisterna, kompania ka pasur për detyrë të njëjtën ta pastrojë. Gjatë pastrimit një ventil ka lëshuar dhe lënda ka rrjedhur në vaskë betoni e cila gjendet jashtë objektit dhe për këtë shkak është ndjerë aromë e pakëndshme në rrethinë„  thuhet në njoftimin e Ministrisë për ambientin jetësor.

Gjithashtu, ministria për ambient jetësor menjëherë publikoi se inspektorët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit të qytetarëve për aromën e pakëndshme. Njoftimi është bërë në fillim të ditës së djeshme, dhe jo „veçmë tre ditë“ siç publikoi „Infomaks“.

Të premten qytetarët kanë paraqitur në polici se kanë ndjerë aromë të pakëndshme, dhe institucionet kanë reaguar menjëherë.

Ministri për ambientin jetësor Jani Makraduli në 17:43 veçmë publikoi në profilin e tij të Fejsbukut njoftimin e ministrisë në lidhje me incidentin.Prap së prap, portali „Infomaks“ në 18:15 ka shkruar se institucionet po heshtin, që paraqet manipulim me opinionin publik.Institucionet nuk dhanë asnjë informatë për gjojase përkeqësim të gjendjes shëndetësore të ndonjërit nga të pranishmit në Ohis siç ka shkruar portali „Dosie“ dhe nuk u vërtetua as informata se materia tokesike e cila po pastrohej mund të shkaktojë vdekje, siç shkruanin „Kurir“, „Dokaz“ dhe disa të tjerë.

Vërejtje, roli i mediave është të informojnë, dhe jo të dezinformojnë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.