PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Dy sajte, disa profile të rreme dhe shumë profile të vërteta shpërdanë lajm të rremë se „Ministria e arsimit ka miratuar vendim katastrofal dhe ka ndaluar fjalën gjuhë maqedonase nëpër shkolla“.

Sajtet INFOMAKS DHE MARKUKULE publikuan lajm binjak, të njëjtë deri në presje, në të cilin në titull qëndron se Ministria e arsimit ka ndaluar përdorimin e gjuhës maqedonase, që në fjalinë e parë të tekstit të shprehin lajm të rremë se në SHMK „Koço Racin“ nga Sveti Nikole është publikuar shpallje për arësimtar për gjuhën amë, dhe jo për gjuhën maqedonase, prej ku krijojnë edhe një gënjeshtër tjetër se shkolla ndalon emërimin e lëndës gjuhë maqedonase.Në tekstin më tej askund nuk përmendet Ministria, e cila në titullin e këtyre sajteve „ka sjellë vendim katastrofal dhe ka ndaluar gjuhën maqedonase“.

Mirëpo për atë shkak thirren në qytetarë të shqetësuar të cilët sipas këtyre dy sajteve „pyesin publikisht„ kush po turpërohet dhe po ndalon përdorimin e gjuhës maqedonase “. Pa u theksuar emrin i asnjë qytetari ose deklaratë e cituar apo fotografi e shfaqur. Kurse tema gjithësesi është e rëndësishme, gjithkush do të kishte dashur të diskutojë për të. Normalisht, vetëm në rast se do të ishte e vërtetë. Kurse nuk është. Ja pse:

FAKT/E

Shkolla „Koço Racin“ publikoi në Fejsbuk faqen e vetë shpalljen, të publikuar në gazetë ditore, që nuk mund të ndërrohet ose ndryshohet sepse është në formë të letrës së shtypur dhe është çuar në dyqane për shitje. Për këtë shkak, burimi më i sigurtë se në shpallje nuk kërkohet profesor për  „gjuhën amë“ por për gjuhën maqedonase është pikërisht kjo shpallje:Edhe në sajtin e Agjencionit për punësim, qëndron Profesor për gjuhë maqedonase:Gjuha maqedonase është e betonuar

Gjuha maqedonase nuk do të ndryshohet. Kjo është e shkruar edhe në marrëveshjen e Prespës.Gjithashtu edhe në Kombet e bashkuara dhe në institucionet e Bashkimit Europian.Është e qartë se përveç INFOMAKS DHE MARKUKULE, askush nuk ka problem me përdorimin e gjuhës maqedonase.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.