Titulli origjinal: MASA SOCIALE FEJSBUK E KA ,,THYER” HESHTJEN: Për „Fejsbukun“
Sot do të votojmë në zgjedhje veriore-maqedonase!
Në këtë tekst shkruhet se rrjeti social (ose sipas portalit MASA) Fejsbuk e thyen heshtjen zgjedhore dhe u bën thirrje qytetarëve në ditën e zgjedhjes që të votojnë. Përveç kësaj, autori i tekstit ka vërejtur se Fejsbuku i referohet zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut si zgjedhje veriore-maqedonase, që autori e sheh si tragjike.
Fejsbuku është rrjet global social, e cila me rikujtimin se me datë 21 duhet të votohet, nuk ka bërë asnjë shkelje, gjegjësisht informacioni për mbajtjen e zgjedhjeve në shtet të caktuar nuk është thyerje e heshtjes zgjedhore. Në informacionin e dhënë qëndron vetëm se po mbahen zgjedhjet, gjë që është fakt.
Nga natyra e këtij rrjeti dihet se çdoherë kur një numër i madh përdoruesish postojnë se janë duke bërë ndonjë aktivitet, Fejsbuku e regjistron këtë gjë dhe për të qenë më i afërt me përdoruesit, ua bën me dije se i njeh mirë, dhe se e din se çfarë ndodh në shtetin e tyre.
Sa i përket emrit dhe emërimit të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, nuk do të thotë se nëse në gjuhën maqedonase fraza që përdoret është “изборите во Северна Македонија”, në gjuhën angleze poashtu do të ishin “Еlections in North Macedonia”. Kjo është vetëm çështje stili i të shkruarit, e jo i ndonjë qëllimi tjetër që do e ndryshonte thelbin e emrit të Maqedonisë së Veriut.
Ministria për punë të jashtme ka publikuar udhëzim për përdorim të emrit të shtetit për gazetarët e huaj. Në këtë udhëzim, precizohet përdorimi i terminologjisë lidhur me emrin e shtetit. Në rast të përdorimit jokorrekt të termineve të definuara, nuk do të thotë që menjëherë të zhvillohen teori konspirative.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT