PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: “(VIDEO) E TMERRSHME: Nëse 5G vret shpezët, do të vrasë dhe njerëz”

Link nga artikulli origjinal: link.

Përshkrim i dezinformatës

Portali Infomaks publikoi tekst me titull ““(VIDEO) E TMERRSHME: Nëse 5G vret shpezët, do të vrasë dhe njerëz”, në të cilin shkruan se qindra shpezë kanë rrënë nga qielli në Hag të Holandës, gjatë eksperimentit të rrjetit të rri 5G i cili testonte distancën, dhe parashtrohet pyetja vallë teknologjia e rre do të jetë e dëmshme për popullatën.

Në tekst bazohen në informatën e Johan Kules që ka shpërndarë në fejsbuk profilin e tij në nëntor të vitit 2018.

FAKT/E

Portali ka shkruar tekst me titull shqetësues dhe të frikshëm pa hulumtuar më herët informatën e publikuar nga Johan Kule, i cili është tërësisht i panjohshëm në publikun tonë, dhe çka është më me rëndësi nuk është as profesionist në fushën e teknologjisë, telekomunikacionit apo mjeksisë.

Ekipi i F2N2 hulumtoi për këtë rast në Holandë dhe erdhi deri në informata të cilat zbulojnë lajmin për vdekjen e shpezëve. Në fakt në sajtin për verifikim të informatave lajmi së pari është publikuar nga ana e blogut Erin at Health Nut News, më 5 nëntor të vitit 2018 , që më vonë të ndërmerret nga Johan Kule i cili drejton disa internet faqe për konspiracione kundër 5G.  Sipas qeverisë lokale, vdekja e shpezëve ka ndodhur ndërmjet 18 tetorit dhe 3 nëntorit të vitit 2018, dhe nuk hedhin poshtë mundësinë që shpezët të jenë helmuar. Arsyeja për vdekjen do të hulumtohet në mënyrë plotësuese. 5G rrjeti mobil është në zhvillim e sipër. Vende të ndryshme testojnë forma të ndryshme, duke përfshirë dhe Holandën, mirëpo pranimi i saj më i gjerë nuk pritet të realizohet para vitit 2020. Testimi i rrjetit 5G me të vërtetë është realizuar në Holandë më 28 qershor të vitit 2018 dhe e njëjta nuk ka qenë e shoqëruar me vdekje të shpezëve.

Me këtë mund të vijmë në përfundim se pas gjithësej 6 muajsh nga rasti i vdekjes së shpezëve në Hag portali Infomaks ka krijuar lajm, dhe atë vetëm duke u bazuar në supozim i cili në asnjë rast nuk paraqet dëshmi.

Ky lajm paraqet pseudoshkencë. Portali në tekst pretendon që mendime dhe qëndrime të caktuara ti paraqesë si zbulime shkencore. Në të në mënyrë të gabuar dhe manipulative interpretohen hulumtimet shkencore, për të cilat dimë se akoma janë në fazë zhvillimi dhe testimi dhe nuk ekzistojnë argumente me të cilat mund të dëshmojë ndikimin e këtij rezatimi mbi shëndetin e njerëzve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.