INTERNETI DIGJET ME TEORI KONSPIRACIONESH PËR NOTËR DAM
Ndërkohë që zjarrëfikësit shuanin flakët e zjarrit gjuhët e të cilave gëlltitnin Notër Damin, internet u nxeh nga teoritë e konspiracionit, të cilat u shfaqën si viruse edhe në këtë rast. Tviter dhe Jutub luftonin për për të penguar shpërndarësit e këtyre teorive të cilat shfaqeshin nga profile anonime. Qeveritë Franceze, të cilat po hulumtojnë shkaqet e zjarrit, edhe njëherë hodhën poshtë teorinë e terorizmit.
Teoritë e konspiracioneve dhe lajmet e rreme për zjarrin në Notër Dam i cili ndodhi më 15.04.2019, ndezën hapësirën e Internetit, thuajse në të njëjtin moment. Dezinformatat dhe informatat e transmetuara gabimisht, nga portalet u transmetuan në rrjetet sociale, duke ndjekur rrugën e shpërndarjes të lajmeve të rreme. Mirëpo, fotografitë dhe videot nga katedralja në flakë shpejt qarkulluan në rrjetet sociale. Një pjesë e tyre dhanë kontribut në naracionet të cilat u përdorën në teoritë e konspiracionit.
Si teori më domethënëse u pretendimi se ky zjarr ka qenë i qëllimshëm dhe i planifikuar. Kjo teori është paraqitur nëpërmjet një nga faqet e zakonshe për transmetim të lajmeve të rreme në korniza botërore – Info Wars. Pretendimi filloi në tvit i cili më vonë u fshi.
Grup i madh i tviterxhinjëve tentuan ta prezantojnë opsionin e tyre, duke futur video me pyetje për indentitetin e personit që shëtit. Përdorues anonim kanë përdorur mjete redaktimi me qëllim që të ndihmojnë shpërndarjen e teorive të konspiracionit.
AS Jutubi nuk u kursye. Me gabim, algoritmi i linkut nga zjarri u lidh me sulmin dhe rëzimin e Kullave binjake në SHBA më 11 shtator 2011, që menjëherë elektrizoi atmosferën.
Në opsionet u kyç dhe teorija për terorizëm. Video në Jutjub, e cila është shikuar mbi 40.000 herë, përdor një person i cili thonë ‘’Allah Akbar’’, mbi videon e zjarrit. Videoja është transmetuar në Tviter, ku është ritvituar deri sa nuk u hoq natën më 15.04.2019.
Teoritë për zjarrin nuk u shuan në Internet. Përdoruesit e rrjeteve shoqërore me numër të madh të ndjekësve, promovonin teoritë e tyre në profilet e veta. Nuk u kursyen as elemente fetare ose racash, me qëllim që teorija të shpërndahet shpejtë dhe më lehtë.
CNN ishte ndër mediumet e para botërore të cilët publikuan storje zbulimi të lajmeve të rreme, si dhe informatat të cilat ishin transmetuar në mënyrë të gabuar në publik.
Teoritë e kosnpiracionit për këtë rast fatkeq, gjetën ndjekës të tyre dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Agjitatorët e këtyre teorive përdorën profilet e tyre në rrjetet shoqërore me qëllim që të nxitin shpërndarjen e këtyre teorive dhe tek ndjekësit në vend. Në teoritë e tyre futën thuajse gjithë opsionet, një pjesë të tyre në formë pyetësore, një pjesë në mënyrë suptile, siç ndodh zakonisht kur bëhet fjalë për teori konspiracionesh ose për çështje jo mjaft të hulumtuara.
Islami radikal ishte një nga opsionet në teoritë e tyre.
Nuk u la anash as opsiones se zjarri ka qenë i planifikuar me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga protestat e jelekëve të verdhë. U kyç dhe opsioni për lidhje me rastet si : Kullat binjake më 11 shtator, metroja në Londër etj.
Të martën më 16.04.2019, Tviteri publikoi raport me detale për heqjen e gjuhës së urejtjes. Prej aty theksuan se sistemi ka mundur të pengojë 38% të përmbajtjeve ofenduese të cilat janë postuar në platformë, para se të njëjtat të arrijnë në publik. Së shpejti, kompanija do të azhurojë regullat e veta me qëllim që të parandalojë gjuhën e urejtjes.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT