Ditëve të fundit është shpërndarë infromatë se kompanitë gjermane kanë vlersuar punën e Qeverisë me “zero”, si rezultat i anketës të zhvilluar në periudhën nga 01.02.2019 deri më 08.03.2019 në të cilën morën pjesë 41 kompani. Pyetja për të cilën u ngrit pluhuri gjatë 10 ditëve të fundit është: “Përgjithësisht, si e vlersoni punën e qeverisë aktuale?”
Link deri te artikulli origjinal këtu.
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Ky lajm paraqet spin dhe tentim në mënyrë selektive dhe në konotacion negativ të prezantojë hulumtimin anketues të Delegacionit gjerman ekonomik për biznis klimën në Maqedoninë e V.
Titulli ka për qëllim që të nxitë qytetarët të mendojnë se qeveria ka qenë e notuar me “0“, që në fakt nuk është e saktë. Në publik u prezantua vetëm informacioni se asnjë kompani përndryshe “zero“ kompani janë përgjigjur se Qeveria punon mirë, (siç është e theksuar në analizën e teksteve të fituara nga ky rast në faqen e Crithink: Nxjerja tendencioze e notës e cila nuk ekziston).
Në tekstet nuk theksohet se thuajse gjysma e të anketuarve (49%) janë përgjigjur se Qeveria punon mirë. Kjo sidomos nëse e marim parasysh faktin që në anketë morën pjesë vetëm 20% nga thuajse 200 kompani me kapital gjerman prezente në Maqedoninë e Veriut, që domethënë se nuk mund të nxjerim përfundim të përgjithshëm. Dhe e dyta, që është shumë domethënëse, nëse shihet struktura e kompanive të cilat janë anketuar vijmë në përfundim se 42% nga kompanitë e anketuara janë firma të vogëla dhe të mesme, kurse 54% janë kompani të cilat marrin pjesë me 20% ose 40% në eksport, fakt i cili nuk u transmetua fare te publiku.
Si mbështetje e kësaj është edhe përgjigjja e pyetjes: “Vall përsëri do të kishit investuar në Maqedoni?”, të cilës madje 76% nga kompanitë raportuan se do të investojnë përsëri, që është përqindje më e madhe në krahasim me vitin 2018 kur në mënyrë pozitive u përgjigjën 74% të kompanive. Gjithashtu, përqindja e kompanive të cilat planifikojnë të punësojnë punëtorë të rinjë është ritur nga 37% në 2018 në 39% në vitin 2019. Se kompanitë gjermane globalisht kanë besim te ekipi qeveritar dhe politika e cila po krijohet, flasin edhe përgjigjet e disa pyetjeve të cilat e pasqyrojnë perceptimin e firmave për biznis ambientin në periudhën që vijon. Kështu për shembull, 43% nga firmat e anketuara kanë theksuar se gjendja e biznisit në kompaninë e tyre do të zhvillohet më mirë, në krahasim me vitin e kaluar. 41% presin që përfitimi i eksporit të rritet, 43% nga kompanitë e anketuara do të kenë harxhime të rritura për investim.
Si vëzhgim përmbyllës, duke analizuar përgjigjet nga anketa e realizuar nga Delegacioni i ekonomis gjermane për biznis klimën në Maqedoninë e Veriut, kostatimi është se investitorët gjermanë, duke i transmetuar rezultatet publikisht dhe në mënyrë transparente, në fakt i ndihmojnë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut, duke treguar mangësitë, por edhe trendet pozitive, kurse janë në kahje të përshpejtimit të proceseve të cilat japin rezultate pozitive. Kompanitë gjermane janë segment i rëndësishëm i ekonomisë maqedonase, sidomos për shkak të faktit që punësojnë reth 20 000 punëtorë dhe kontribojnë në rritjen e eksportit.
Gjithë prezentimin e rezultateve nga anketa e këtij viti mund ta shihni këtu.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT