PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Policët kanë kërkuar fotografi nudo në telefonin e Katicës, kurse shifra ka qënë „Boki 13“ – Tviteri valon!

Më 16.07.2019  portali Skopje 1 publikoi një sërë qëndrimesh personale, të shpërndara nëpërmjet profileve personale në rrjetet sociale. Publikimin e opinioneve anonime, e transmetoi nëpërmjet titullit senzacional, me të cilin në mënyrë manipulative tenton të tërheqë publikun.Link nga publikimiSkopje1.mk

FAKT/E

Mediat kanë rol të rëndësishëm në një shoqëri. Pikërisht për këtë fakt, duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre.

Ky nuk është rasti i vetëm, kur jehona e rrjeteve sociale përdoret nga ana e mediave për klikime.

Jehona e rrjeteve sociale, nuk duhet dhe nuk guxon të transmetohet në media si lajm. Sidomos kur transmetohet nëpërmjet titullit senzacional me qëllim që të nxitë vëmendjen e publikut. Statuset në rrjetet sociale janë opinione personale të individëve, e cila mund të jetë e gabueshme. Pikërisht për këtë shkak transmetimi i qëndrimeve personale, nuk është në interes të informimit përgjegjës dhe objektiv të publikut, përkundrazi nxit teza shpekulative të cilat plotësuesisht mund ti bëjnë dëm realitetit.

Është i kuptueshëm interesi i publikut për këtë rast. Mirëpo, shpekulimet dhe qëndrimet arbitrare, seriozisht mund të dëmtojnë këtë proces. Pikërisht për këtë shkak, mediat duhet në mënyrë të kujdesshme të informojnë për këtë rast. Qëndrimet anonime dhe opinionet të cilat shpërndahen në rrjetet sociale, nuk janë në interes të informimit të përgjegjshëm dhe të saktë të publikut, e as nuk janë pjesë e standardeve për informim profesional nëpërmjet mediave.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.