PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: IMPORT I VOTUESVE!!!! URA GOCE DELÇEV

Autorët kanë publikuar fotografi të disa autobusëve turistik të një kompanie transportuese kosovare dhe thotë se personat janë votues nga Kosova që me 21 prill  kanë ardhur të votojnë.Në portalin Dokaz.mk janë publikuar fotografitë e njejta me pretendimin „Importim të votuesve“, duke e shënuar vetëm lokacionin se ku janë parkuar autobusët.

Artikulli i arkivuar

FAKT/E

Është e qartë se në këtë tekst ka fotografi nga autobusë turistikë të cilët i transportojnë qytetarët e Kosovës nëpër qytete dhe shtete të ndryshme, përfshirë këtu edhe Maqedoninë e Veriut.

Autori nuk ka mashtruar me fotografitë por me përshkrimin e fotografive, se gjoja autobusët sjellin votues nga Kosova, ndërsa nuk ofrojnë asnjë dëshmi që t’a vërtetojnë pretendimin se udhëtarët janë votues. Qëllimi i vizitës së tyre mund i çdo lloji.

Me një klikim në faqen e Fejsbukut të kësaj kompanie transporti, mund të konfirmohet se me çfarë merret – transport i udhëtarëve, në vende të ndryshme.

Sa i përket postimit në Twitter, i njejti nuk meriton koment, sepse manipulon dhe ofendon. E njejta vlen edhe për pjesën më të madhe të komenteve.

Nuk është e logjikshme që shtetas të Kosovës, të cilët nuk posedojnë dokumente dhe qëndrim në Maqedoni të Veriut, të vijnë të votojnë në këtë numër, edhe atë me autobusë turistikë  🙂

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.