Veçse një kohë të gjatë pjesë e mediumeve maqedonase shpërndajnë lajme ku ofrohen medikamente “alternative” fillimisht të promovuara nga burime të dyshimta, me të vetmin qëllim që të krijohet një opinion publik kundër mjekësisë moderne konvencionale.
Në këtë propagandë qëllimi i së cilës është të krijohet sentiment antiperëndimor vendin e vet e gjeti edhe titulli i lartëpërmendur. Fillimisht ky lloj mjekimi u promovua nga Dr. Tulio Simonçini i cili ishte onkolog italian. Një nga faktet që i shtyn lexuesit që të marrin një hap të tillë, kuptohet përveç dëshpërimit, është edhe pretendimi se soda e bukës e ul nivelin e aciditeti në organizëm gjegjësisht krijon një ambient alkal si dhe ekziston shpresa se qelizat e sëmura do të kthehen në gjendjen normale.
Mediumet të cilat e shpërndanë këtë lajm janë: : mkd-news.mk , reporter.mk, babinlek.com, falanga.com.au, popara.mk, press24.mk, pindzur.net, exlusive.mk, glamur.mk, sitel.mk, brif.mk. .
DEMASKIM I DEZINFORMATËS
Fillimisht, mediumet të cilat e shpërndanë lajmin, qëllimisht e kanë heshtur faktin se Simonçinit i është mаrrur licenca e punës ndërsa arsyeja ka qenë rasti i vdekjes së një pacienti të tij.
Për më tepër, në vitin 2008 inspektorati shëndetësor i Holandës publikon deklaratën zyrtare ku e karakterizon këtë metodë si skajshmërisht “të rrezikshme dhe joefikase”.
Gjithashtu lajmi i shpërndarë në Maqedoninë e Veriut, përmban mënyra dhe medikamente jo konvencionale të cilat nuk bazohen në hulumtime shkencore dhe metodologji konvencionale të hulumtimit sipas principeve të praktikës zyrtare dhe të gjithë pranuar mjekësore.
I gjithë ky narrativ është pjesë e një propagande më të gjerë, e qëllim që të futet mosbesimi tek qytetarët ndaj industrisë farmaceutike duke e përshkruar të njëjtën si pjesë e një rrjeti kriminal, e cila në bashkëpunim me botën perëndimore kanë një megaplan për shkatërrimin e njerëzimit.
Duke marrë parasysh se punohet për jetë njerëzish, të thirresh në mendimin e një mjeku të tillë kontrovers përbën një precedent. Dyshimet që ekzistojnë në lidhje me terapinë, si dhe heshtja e faktit që mjekut në fjalë i është marrur licenca, na bën që këtë shkrim ta konsiderojmë si dezinformatë. Ekipi i F2N2 konsideron se shpërndarja e kësaj dezinformate përbën një rrezik në vete si dhe paraqet jo seriozitetin dhe punën joprofesionale të mediumeve të lartpërmendura.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT