Rajoni spanjoll i Katalonjës është bërë i pari që ka zgjeruar direktivën kombëtare për mbajtjen e maskave në publik, si një opsion të detyrueshëm për të gjitha distancat. Zyrtarët thonë se kjo masë është rezultat i jodisiplinës përsa i përket mbajtjes së maskave.
Urdhëri për mbajtjen e detyrueshme të maskave hyri në fuqi në rajonin verilindor të Katalonjës në Spanjë të enjten, 09.07.2020. Kushdo që nuk i bindet urdhërit, do të dënohet me gjobë prej 100 euro (113 dollarë). Urdhëri u dha të mërkurën, katër ditë pasi më shumë se 200.000 persona në zonën Segria u karantinuan, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Maskat janë të detyrueshme në gjithë territorin e Spanjës në hapësira të përbashkëta dhe të hapura, si dhe kur nuk mund të mbahet distanca fizike prej 1.5 metrash. Katalonja është rajoni i parë ku mbajtja e maskave është e detyrueshme në të gjitha situatat, pavarësisht nga distanca.
Burim: DW.com
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT