RUSI – Presidenti rus Vladimir Putin (përpara) i veshur me një kostum mbrojtës të verdhë viziton një spital për pacientët të dyshuar me sëmundjen COVID-19 të shkaktuar nga koronavirusi SARS-CoV-2 në vendbanimin Kommunarka në Moskën e Re, Rusi, 24 mars viti 2020.
Në një zhvillim dramatik të ngjarjeve, katër guvernatorë rusë dhanë dorëheqjen brenda 48 orëve në 2 dhe 3 prill në rajonet e Arkhangelsk, Kamchatka dhe Nenets, si dhe në Republikën Komi.
Këto dorëheqje përkuan ose erdhën menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin iu drejtua publikut më 2 prill në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.
Putini i ka pranuar të katër dorëheqjet dhe ka emëruar zëvendësime të përkohshme, të cilët presin të votohen nga parlamentet lokale në këto zona. Në ndërkohë, guvernatorët njëzëri deklaruan se ata kishin dhënë dorëheqjen vullnetarisht për arsye që nuk kishin lidhje me koronavirusin.
Këto pretendime dhe raportet nga mediat shtetërore në lidhje me dorëheqjet, janë kundërshtuar nga mediat e pavarura dhe burime të tjera.
Ballafaqimi me pandeminë nga autoritetet ruse, si dhe statistikat që tregojnë një numër relativisht të vogël të personave të infektuar dhe të vdekur, kanë ngritur dyshime serioze. Kritikët thonë se Putini ka ofruar mbështetje ruse për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për Italinë për të siguruar një fitore të propagandës.
Kronologjia e COVID-19
Fjalimi i Putinit më 2 prill ishte fjalimi i tij i dytë gjatë 10 ditëve të fundit në temën COVID-19. Të dy fjalimet ishin inçizuar më parë në Kremlin.
Në fjalimin e tij të parë në 25 mars, Putin tha që Rusia po kontrollonte virusin falë “masave parandaluese”. Ai premtoi një pushim të paguar për të gjithë punëtorët nga 28 mars deri në 5 prill dhe shtyu referendumin kombëtar për ndryshimet në kushtetutën e Rusisë, me çka ai fitoi të drejtën për një mandat tjetër, kësaj radhe 12-vjeçar si President i Rusisë. Ai gjithashtu tha se barra financiare dhe përgjegjësia në luftën kundër COVID-19 do të jetë tek autoritetet lokale.
Në kohën e fjalimit të tij të parë, numri zyrtar i pacientëve të regjistruar me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi SARS-Cov-2, në Rusi ishte disa qindra. Sidoqoftë, Putin është kritikuar për dështimin për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme.
Të tjerët nga ana tjetër, kanë sfiduar saktësinë e statistikave zyrtare për koronavirusin.
Por pas kësaj nuk pati dorëheqje.
RUSI – Një oficer policie rus kontrollon dokumentet e një këmbësori derisa Kozakët qëndrojnë afër, përderisa patrullojnë një zonë, pasi autoritetet lokale përforcuan masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19), në Rostov-on-Don, prill
Më pas, më 2 prill, Putini njoftoi se urdhëri për pushim në nivel shtetëror, u kishte mundësuar autoriteteve që të përgatiten mirë për momentin kur pandemia do të arrijë intensitetin e saj maksimal.
Putin, gjithashtu, tha se ai do të delegojë kompetenca më të mëdha për guvernatorët lokalë, duke marrë parasysh që çdo rajon/zonë ka nevoja të ndryshme në mënyrë që ata të vendosin se cilat masa kufizuese janë të nevojshme për të luftuar virusin.
Katër guvernatorët dhanë dorëheqje në vetëm disa orë. Askush prej tyre nuk e përmendi koronavirusin, përkundrazi, ata të gjithë “shpjeguan me njëzëri” se ata nuk kishin arritur t’i përmbushin premtimet e bëra për votuesit e tyre, duke deklaruar se dorëheqjet ishin vullnetare.
Mediat në pronësi shtetërore raportuan gjithashtu se dorëheqjet nuk kishin të bënin me COVID-19 ose deklaratat e Putinit në lidhje me koronavirusin.
Valery Raenko, Kryetari i Parlamentit në rajonin e Kamchatka, për Interfax deklaroi: “Mund të thuhet me siguri se vendimi i Vladimir Ivanovich (Ilyukin) nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin”.
Storje konflikuale në media
Kjo deklaratë është e dyshimtë.
Svobodnaya pressa komuniste dhe agjencia e lajmeve ekonomike RBC.ru, e cila pjesërisht është në pronësi të Gazprom-it, tha se dorëheqjet ishin të lidhura me mënyrën se si këto guvernatorë u ballafaquan koronavirusin.
Sipas RBC.ru, Agjencia qeveritare ruse për mbikëqyrjen e epidemiologjisë dhe shëndetit publik – Rospotrebnadzor, e ka kritikuar guvernatorin e rajonit Kamchatka, Vladimir Ilyukin, me 1 prill, për përgjigje joefektive ndaj epidemisë.
Sipas Svobodnaya pressa nga ana tjetër, deputetët më të shquar të ‘Rusia e Bashkuar’ të Putinit, nuk kanë kursyer asnjë kritikë ndaj këtyre katër guvernatorëve, për atë se si janë ballafaquar me koronavirusin.
RUSI – Një person i veshur me maska mbrojtëse qëndron në stacionin e metros Komsomolskaya që është pothuajse i shkretë në Moskë, 3 prill viti 2020
Mosbesimi i opinionit rus në statistikat zyrtare shtetërore për COVID-19 po rritet.
Gazeta e pavarur Medusa.io shtroi pyetjen pse autoritetet shëndetësore ruse publikuan numër identik të testeve të kryera për tre ditë rresht.
Anastasia Vasileva, drejtuese e Sindikatës Ruse të Mjekësisë, e cila akuzoi autoritetet për fshehje të statistikave të vërteta në lidhje me koronavirus, sipas raporteve, u arrestua dy herë për aktivitetet dhe deklaratat e saj.
Sipas statistikave të prezantuara nga Instituti Johns Hopkins në Baltimore, Rusia ka raportuar për mbi 4,000 raste të personave të infektuar dhe 34 të vdekur nga COVID-19 deri me 13 prill.
Artikulli është marrë plotësisht nga polygraph.info, tekstin origjinal mund ta lexoni në këtë vegëz.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT