Artikujt që u paraqitën këto ditë se “Katica Janeva është në gjendje kome dhe nuk dihet se çfarë pasojash do të ketë” janë sulm serioz ndaj sheficës së Prokurorisë Speciale Publike. Në titullin, i cili është tërësisht gënjeshtër, nënkuptohet gjendje e rëndë e Janevës prej të cilës nuk dihet a do të shpëtojë dhe me çfarë pasojash.
Fjala KOMA as nuk është e vënduar në thojza që të dihet për shembull se bëhet fjalë për metaforë e cila i kushtohet ndoshta punës së PSP-së ose të Janevës. Teksti, komenti, të nënshkruara me pseudonim me qëllim shkon me këtë titull, që të mashtrojnë lexuesit, kurse për familjen dhe shoqërin e Janevës sigurt ka qenë shokuese dhe shum shqetsuese.
Komentin e përqojne edhe mediumet tjera me tiutllin e njejtë, pa shpjeguar në titull se teksti bën fjalë për punën e Janevës dhe PSP-së, dhe jo për gjendjen e saj shëndetësore.
Kjo mënyrë e raportimi është pik së pari joprofesionale, kurse mundet të shkaktojë edhe pasoja ligjore për mediumin që e ka publikuar, si dhe për krijuesin e titullit.
Titulli i rremë ndoshta ka qenë i inspiruar nga deklarata e prokurorit Gavril Bubevski i cili më herët ka deklaruar se “PSP-ja është në një gjendje kome artificiale”. Në fakt, Gjykata e lartë dhe ligjvënësit me mosveprimin ndaj lëndëve të PSP, këtë prokurori në njëfarë mënyre e mbajne në gjendje kome artificiale.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT