Si shembull për përhapjen e infeksionit vdekjeprurës nëpërmjet mbledhjeve kishëtare, mund të shërbejë i ashtuquajturi Pacient 31 nga Korea e Jugut. Përkatësisht bëhet fjalë për grua në moshën 61 vjeçare ose pacienti i tridhjetenjëtë i testuar pozitivisht në vend, e cila, nga vetëm dy vizita në kishën ku ka qënë antare, ka arrirë të infektojë një numër të jashtëzakonshëm të besimtarëve. Kështu numri prej vetëm disa rasteve, u rrit në mijëra të infektuar, në periudhë prej vetëm disa javësh, të cilët vijnë kryesisht nga qyteti Daegu, ku gjendet dhe kisha.
Duket se thirrjet për festim të Pashkëve nëpër kisha në mbarë vendin, nuk ndalen edhe pos gjithë tentimeve për të treguar pasojat katastrofale të cilat mbledhjet e këtilla mund t’i shkaktojnë.
Përkatësisht publikimet e fundit po përhapen nëpër rrjetet sociale edhe atë shpesh nga ana e profileve kishëtare, kështu në profilin e kishës “Sveta Troica” u shfaq shkrim i cili më vonë është fshirë, me këtë përmbajtje: „Vëllezër dhe motra Krishterë Ortodoks! Më datë 18.04.2020 në ora 23:30 të jeni të gjithë në Kishat e dioqezës sonë dhe në 00:00 të presim Rringjalljen e Krishtit ashtu si na ngjan me lutje dhe respekt. Kurse jo nëpër ballkone dhe oborre. Kisha akoma nuk ka ndalesë për adhurim, kështuqë të gjithë adhurimet mbeten siç janë rregulluar në tipikun, por nëqoftëse ka ndryshime në kohën e adhurimeve plotësuesisht do ju njoftojmë. Paqe dhe bekim nga Zoti Krisht për ju dhe të afërmit tuaj thuhet në apel”. Publikimi i këtillë hasi në reagim të ashpër nga ana a metropolitit Timotej i cili deklaroi se Kisha nuk ka dhënë bekim për t’u organizuar dhe përhapur thirrje të tilla.
Në drejtimin e tij pra, kryeministri Spasovski njoftoi se po hyjmë në fazë kritike të infeksionit, ku pritet që pandemia të arrijë majat, në dakordim me këtë, theksoi „Këtë vit, besimtarët, të gjithë lutjet do t’i drejtojnë prej në shtëpi. Mesazhet e Pashkëve për fitimin e vdekjes do ti drejtojmë nga shtëpitë. E njëjta do të vlejë për mesazhet e Ramazanit. Nga shtëpia, nëpërmjet telefonit, nëpërmjet internetit, secili nga familja e vetë, nga shtëpia e vetë, kurse jo të mbledhur nëpër familjarë dhe mysafirë. Kjo nuk do të na bëjë besimtarë më të dobët – përkundrazi, kjo do të na përforcojë shpirtin, sespe të gjithë e dimë se me këtë shpëtojmë jetë!“. Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, në njoftim për publikun bënë thirrje për respektim të masave qeveritare veçmë të miratuara në fuqi, me qëllim që të zvogëlohet përhapja e infeksionit nga sëmundja fatale duke potencuar se thyerësit eventual të masave të jashtëzakonshme qeveritare duhet të marrin vetë përgjegjësi dhe të sakncionohen në mënyrë adekuate.
Si shembull për përhapje të infeksionit vdekjeprurës nëpërmjet mbledhjeve kishëtare, mund të shërbejë i ashtuquajtuari Pacient 31 nga Korea e Jugut. Përkatësisht bëhet fjalë për grua në moshë 61 vjeçare ose pacienti i tridhjetenjëtë i testuar pozitivisht në vend, e cila, vetëm pas dy vizitave në kishën ku ka qënë antare, ka arrirë të infektojë numër të jashtëzakonshëm të besimtarëve. Kështu numri prej vetëm disa rasteve, u rrit për mijëra të infekktuar, në periudhë prej vetëm disa javësh, të cilët vijnë kryesisht nga qyteti Daegu, ku gjendet dhe kisha.
Si shembull për përhapje të infeksionit vdekjeprurës nëpërmjet mbledhjeve kishëtare, mund të shërbejë i ashtuquajtuari Pacient 31 nga Korea e Jugut. Përkatësisht bëhet fjalë për grua në moshë 61 vjeçare ose pacienti i tridhjetenjëtë i testuar pozitivisht në vend, e cila, vetëm pas dy vizitave në kishën ku ka qënë antare, ka arrirë të infektojë numër të jashtëzakonshëm të besimtarëve. Kështu numri prej vetëm disa rasteve, u rrit për mijëra të infekktuar, në periudhë prej vetëm disa javësh, të cilët vijnë kryesisht nga qyteti Daegu, ku gjendet dhe kisha.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT