Klasterët e rrinjë nga KOVID-19 detyruan qeveritë kineze të vendosin masa restriktive në një provincë në afërsi të Pekingut. Qeveria paralajmëron se situata me koronavirusin bëhet „e vështirë dhe e komplikuar“.

 

Qeveritë shëndetësore kineze të dielën më 28.06.2020 njoftuan se rrethina Anksin – rreth 150 kilometra (90 milje) nga Pekingu – do të jetë „tërësisht e mbyllur dhe e kontrolluar“. Bëhet fjalë për masa të rrepta, të ngjajshme me ato në Vuhan në fillim të vitit.

 

Vetëm një person nga çdo familje do të ketë lejë për dalje, njëherë në ditë për të blerë produkte të nevojshme si ushqim dhe ilaçe, thuhet  në njoftimin e grupit punues për prevenimin e epidemisë në atë rrethanë.

Ky vendim vijon pasi që në 24 orët e fundit në Peking u evidentuan edhe 14 raste me virusin, me çka numri total i rasteve të regjistruara në qytetin me 20 milionë, arriti 311.

 

Dukej se Kina kishte kontrollë të mirë mbi virusin. Mirëpo, u shfaqën qindra të infektuar në Peking, kurse pos kësaj raste të rreja u shfaqën edhe në provincën fqinje Hebej, në disa javët e fundit.

Rastet e rreja në Peking shkaktuan frikë nga rishfaqja e virusit në Kinë.

 

Përfaqësuesi zyrtar i qytetit Pekingut, Ksu Hexhijan, para gazetarëve të dielën më 28.06.2020 deklaroi se „situata epidemike në kryeqytet është e vështirë dhe e komplikuar“, duke paralajmëruar se qyteti duhet të vazhdojë me ndjekjen e përhapjes së virusit.

 

Burim:dw.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.