Nuk është tipike për mjekë të cilët pretendimet e tyre duhet t’i bazojnë vetëm në shkencë dhe hulumtime laboratorike të japin rekomandime të cilat janë recepta gjyshesh, për këtë shkak të njëjtat duhet të merren me rezervë. Deri më tani kishim shumë „recepta“ të ngjajshme dhe mite rreth koronavirusit.
Gjatë ditëve të kaluara portali Magazin.mk shkruante se Rusia ka zbuluar ilaçin për koronavirusin. Në një nga titujt shkruan se „Rusët bënë preparat për kurimin e COVID-19 i cili blokon inflamacionin, në bazë të ilaçit antimalarist meflokin!“.imageTeksti bazohet në deklarata të Agjencionit Federal Rus për Biomjekësi i cili më 28 mars lëshoi informatë se Mefloquine, ilaç i cili është përdorur kundër malaries, në kombinim me antibiotik, jep rezultate të mira kundër koronavirusit. Më 30.03.2020 Agjencioni federal për ushqim dhe ilaçe në SHBA (FDA) solli vendim që të lejohet distribuimi i preparatit Hidroklorokin për trajtim kundër COVID-19. Është e rëndësishme të theksohet se bëhet fjalë për preparat gjenerik i cili është i vjetër 70 vjeç dhe jep rezultate të shkëlqyeshme në trajtimin e malaries. Së këtejmi, publikimet e këtilla senzacionale nuk duhet të merren seriozisht. Gjithashtu nëse vlerësohet gatishmëria e shteteve të ndryshme nëpërmjet zbulumit të ilaçit për tu ballafaquar me koronavirusin, mund të vijmë në përfundim se të gjitha janë larg nga kjo. Nëqoftëse analizohet situata në Rusi, sipas informatave zyrtare, në disa ditët e fundit ka rritje rapide të numrit të të infektuarve me koronavirus. 26 mars –                 182 raste të rreja                                  gjithësej 840 të infektuar27 mars –                 196 raste të rreja                                   gjithësej 1036 të infektuar28 mars –                 228 raste të rreja                                  gjithësej 1264 të infektuar29 mars –                 270 raste të rreja                                  gjithësej 1534 të infektuar30 mars –                 nuk ka të dhëna                                             nuk ka të dhëna31 mars –                 500 raste të rreja                                  gjithësej 2337 të infektuar1 prill –                     440 raste të rreja                                  gjithësej 2777 të infektuar Burim: Worldometers.info Për krahasim, nga 31 janari kur ishte diagnostifikuar rasti i parë, deri në mes të marsit, në Rusi ishin paraqitur vetëm 28 të sëmurë, në popullatë prej 144 milionë. Nga ana tjetër numri i të shëruarve është relativisht i vogël, përndryshe për 4 herë më i vogël në krahasim me Danimarkën, e cila ka përafërsisht numër të njëjtë të të sëmurëve.imagePlotësuesisht, portali Magazin.mk publikoi dhe tekst në të cilin mjeku rus jep rekomandime për mbrojtje nga virusi me recepta shtëpie.imageNuk është tipike për mjekë të cilët pretendimet e tyre duhet t’i bazojnë vetëm në shkencë dhe hulumtime laboratorike të japin rekomandime të cilat janë recepta gjyshesh, për këtë shkak të njëjtat duhet të merren me rezervë. Deri më tani kishim shumë „recepta“ të ngjajshme dhe mite rreth koronavirusit. Një pjesë e tyre janë demantuar në këtë link. Senzacionalizmi për tërhqjen e lexuesve në kohë të pandemisë mund të shkaktojë panik, eufori dhe shpresë të rreme, por edhe të rrezikojë jetët e njerëzve.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.