Lufta biologjike (armët biologjike), e njohur si luftim me mikrobe, paraqet përdorim të toksineve biologjike ose agjenseve infektive, siç janë bakteriet, viruset, insektet dhe funget me qëllim që të vrasin ose paaftësojnë njerëzit, kafshët ose bimët si akt lufte.
Vallë keni dëgjuar teorinë më të rre të konspiracionit se KOVID – 19 është armë njerëzore biologjike dhe është krijuar për shkatërrim masiv? Dukshëm, koronavirusi i ktheu teoricientët e konspiracioneve në vorkaholikë, nvarësisht prej asaj se kush bërtet më zëshëm, ashtu edhe narracionet janë më të dëgjuara, ndonjëherë në SHBA, e ndonjëherë në Kinë. Sipas burimeve të ndryshme, përmbledhja e mëposhtme që përcakton armët bio mund të ofrohet; Armët biologjike (shpesh herë quhen „bio-armë“, „kërcënime biologjike“ ose „bio-agjentë“) janë organizma të gjallë ose subjekte që replikojnë entitete (viruse, të cilat univerzalisht nuk vlerësohen si të „gjallë“). Luftimi biologjik (armët biologjike), i njohur si luftim me mikrobe, paraqet përdorim të toksineve biologjike ose agjenseve infektuese, siç janë bakteriet, viruset, insektet dhe funget me qëllim që të vrasin ose paaftësojnë njerëzit, kafshët dhe bimët si akt lufte. Ideja u hodh poshtë gjërësisht nga ana e ekspertëve për sëmundje dhe mbrojtje. Disa thonë, armë e mirë biologjike nuk do të përhapej aq lehtë dhe joselektivisht siç po ndodh me koronavirusin. Mirëpo, për politikanët oportunistë dhe teoricientët e konspiracioneve, rritja e numrit të të infektuarve me „Kovid-19“, rritja e numrit të të vdekurve dhe shqetësimi i masave, në jetët e përditëshme, krijuan tokë pjellore për konspiracion.[1]
Maqedonia e Veriut gjithashtu u përfshi nga këto teori. Në shfaqjen televizive Gordana Siljanovska – Davkova, deklaroi se ka pranuar një mesazh në telefonin e saj për ciklin e zhvillimit teknologjik, tha se nuk ka mundur të flejë atë natë për shkak të „zbulimit“ të erës së rre në vitin 2020 kur do të shfaqen fillimet e bioteknologjisë. Ajo deklaroi: „Më quani paranoike, mirëpo kur pashë numrin e viktimave në Vuhan, viti 2020 është fundi i internetit, duket se vjen cikli i rri, era e bio-botës“. Shumë shikues komentuan në faqet e tyre në „Fejsbuk“ dhe e shpërndanë habinë e tyre me pretendimet qesharake që Davkova i tha në shfaqje, përderisa të tjerë pretendonin se duhet t’u lërë terminologjinë ekspertëve. Davkova ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 dhe u mund nga Stevo Pendarovski.
Më 19 mars, internet portali Infomax.mk në Maqedoninë e Veriut, publikoi artikull me titull – „Koronavirusi është armë biologjike ofanzive – thekson shkencëtari amerikan: Njësoj si ebola, zika, sëmundja lyme, kjo rrjedhje nuk është e para, situata është serioze“,„autori“ i artikullit shpërndan disa informata në lidhje me d-r Frensis Entoni Bojl i cili është avokat amerikan për të drejtat e njeriut dhe profesor për të drejtën ndërkombëtare në kolegjin e shkencave të drejtësisë në Univerzitetin Ilinois. Në të njëjtin shkrim, ka intervistë ekskluzive të dhënë për „Gjeopolitikë“ dhe „Imperija“, ku d-r Bojl flet për shfaqjen e koronavirusit në Vuhan, Kinë dhe laboratorinë për biosiguri të shkallës së katërt (BSL-4) nga ku besohet se ka dalë sëmundja infektive. Ai beson se virusi është potencialisht vdekjeprurës dhe armë biologjike ofanzive ose agjent i armëve biologjike me përdorim të dyfishtë, i modifikuar gjenetikisht për tu fituar prona fukncionale, me çka qeveria kineze fillimisht tentoi ta fshjejë dhe tanimë po ndërmerr masa drastike për ta mbajtur. Laboratoria BSL-4 në Vuhan është gjithashtu laboratori e caktuar posaçërisht për hulumtimet e Organizatës shëndetësore botërore (OSHB) dhe d-r Bojl pretendon se OSHB e di fortë mirë se çka po ndodh.
Në shkrimin e njëjtë, autori nuk shpreh mendimin e vet për teorinë e konspiracionit, në vend të kësaj, ai ka kopjuar informata për atë se si Bill Gejts është i „përfshirë“ në krijim e armëve biologjike, sepse në një video për „Biznis Insajder“, ai ka parashikuar se bota do të haset me luftë të rre, luftë me viruse! Në fund të artikullit, autori dyshon se pse videoja e d-r Frensis Bojl është hequr nga Jutjub, në mënyrë që lexuesit të vlerësojnë vetë pse videoja veçmë nuk gjendet aty.
Pra, çfarë dëshmish kanë dhënë senatori Tom Koton, Gordana Siljanovska – Davkova dhe të tjerët për të mbështetur këto sugjerime ose pretendime? Fotografi akuzuese? Mesazhe të dyshimta? Disa selfi të çuditshme? Ndonjëfarë lloji dëshmish shkencëtare? Joga?
Në fakt, jo vetëm që ka mungesë së dëshmive për të mbështetur këto teori konspiracionesh, mirëpo ka shumë dëshmi shkencëtare kundër tyre. Shkencëtarët, e dini, ata të cilët në fakt tentojnë të zbulojnë të vërtetën dhe të zgjidhin problemet në vend që të akuzojnë njerëzit, krahasojnë analiza gjenetike për të vërtetuar prej ku është origjina e virusit dhe si filloi të infektojë njerëzit. Edhe pse viruset nuk janë të njëjta me njerëzit sepse nuk kanë ndjenja dhe nuk përhapin thashetheme, ato kanë material gjenetik njësoj si njerëzit, përveç se materiali gjenetik i tyre nuk është aq i përbërë si te njerëzit.
Këtu lind pyetja – Vallë zbulimet shkencëtare do i japin fund retorikës „virusi është krijuar në laboratori dhe është faji ynë“ mes politikanëve dhe mediave sociale? Kuptohet që jo! Kur shkenca ka ndaluar retorikën politike të tillë? Gjithësesi, ndoshta do të bëjë që më shumë njerëz të fokusohet në punën më të rëndësishme: të tentojnë së bashku të vënë nën kontroll këtë pandemi.
Meral Musli Tajroska, psikolog, konsultant për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për barazi gjinore.
Vizatim: Emad Hajjaj
[1] https://thebulletin.org/2020/03/why-do-politicians-keep-breathing-life-into-the-false-conspiracy-theory-that-the-coronavirus-is-a-bioweapon/#
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT