Titulli origjinal i artikullit: Letra me të cilën Maqedonia heq dorë nga kombi maqedonas (FOTO)
Me dërgimin e Notës Verbale nga ana e Dimitrovit deri te MPJ e Greqisë, Maqedonia heq dorë nga kombi maqedonas dhe origjina e gjuhës maqedonase!
Link deri te artikulli origjinal këtu.
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Teksti bën spin të thelbit të Notës Verbale. Lënda e Notës verbale e dërguar nga Ministria e punëve të jashtme është lajmërim formal i zakonshëm me të cilin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për marëveshje, Republika e Maqedonisë së Veriut, si palë kontraktuese me Marrëveshjen finale, e njofton Greqinë, si palë e dytë kontraktuese në Marrëveshjen finale, se janë kryer të gjitha proceset e brendshme juridike për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes finale. Kjo notë është specifike për shkak se përveç informacionit bazë, përmban edhe njoftimin se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratoi amendamentet Kushtetuese dhe ligjin Kushtetues (si obligim i paraparë në Marrëveshjen Finale).
Shpjegimi sa i përket nënshtetësisë(nationality) veçmë është në përmbajtjen e Marrëveshjes finale dhe i njejti nuk duhet të lidhet me përkatësinë etnike (ethnicity) sepse i referohet vetëm marrëdhënies ligjore të qytetarëve me shtetin, përkatësisht nenshtetësisë së tyre. Për të mbështetur këtë, në vijim Ju prezantojmë shpjegim tabelar të dallimeve mes nënshtetësisë (nacionalitet) dhe përkatësisë etnike.Ekipi i F2N2 këto shpjegime i siguroi nëpërmjet hulumtimeve të “Ethnicity Definition in Sociology” , Dual Nationality in the European Union: A Study on Changing Norms in Public, European Convention on Nationality dhe Explanatory Report to the European Convention on Nationality.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT